Senida Mesi i drejtohet qytetarëve: Duhet ti japim besimin Benetit, njeriut që i ka idetë e qarta nga t’ja nisë punën

Të dashur miq e bashkëqytetarë, shkodran!!
Ky postim është për JU!

Shkodra në 32 vite demokraci ka pasur zhvillimin a saj… me ulje e ngritjet e saj, avash avash duke u përpjekur të ecë përpara, nën presionin e nevojës së madhe për rritje dhe zhvillim ekonomik sikurse dikur, kur historia lartësonte emrin dhe sukseset e saj.

Duke vlerësuar situatën ekonomike-sociale ku jemi sot dhe nevojat për përmirësim nesër, një ndryshim rrënjësor është i domosdoshëm, vizion dhe veprime konkrete dhe imediate me qëllim që nesër Shkodra jo vetëm të ecë me hapin e Bashkive të ngjashme me të, në madhësi biznesesh dhe populatë si: Elbasan, Fier, Vlorë apo dhe Korcë, por të kalojë në një dimension tjetër të zhvillimit ekonomik lokal dhe rritje të mirëqënies për cdo banor të saj nga Thethi deri në Velipojë.

Ndoshta shumë prej jush deri diku do të më gjykojnë si të anshme, por unë do vazhdoj e qetë arsyetimin tim bazuar në llogjikën e ekspertes për zhvillim, shifrave që stë lënë të gabosh dhe dëshirës që sikurse ju e keni ta shohim Shkodrën në vendin që i takon dhe të marrin vëmendjen që i duhet. Vetëm thjeshtë ju kërkoj durim për të më lexuar deri në fund….

Ku është Shkodra sot?:

👉🏻 Bashkia e 4-rt më e madhe në vend për nga numri i popullsisë dhe i bizneseve, edhe pse numri i bizneseve po bie.

👉🏻 Në terma rritje ekonomike sipas PBB (Prodhim të Brendshëm Bruto) rënditet e 7-ta, pas Tiranës, Fier, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Korcë.

👉🏻 Sipas performancës ekonomike dhe standardit mesatar të jetesës, PPB për frymë është vetëm 3,363 eur/banor, ku mesatarja e Shqipërisë është 4,681 dhe Shkodra rënditet e 3-ta nga fundi pas Kukës dhe Lezhë. Kjo tregon se pavarësisht burimeve natyrore dhe njerëzore që Shkodra ka, ato nuk shfrytëzohen maksimalisht dhe nuk mund të prodhojnë aq të mira e shërbime sa duhet për rritjen e mirëqënies së banorëve.

👉🏻 Papunësia është në normën e 12%, por me një shkallë pjesëmarrje relativisht mbi mesataren e Shqipërisë në forcat e punës prej 62%, dhe vetëm 54% e forcës aktive për punë arrin të punësohet.

👉🏻Rënie numri të studentëve të rregjistruar cdo vit në Universitete, duke i larguar Shkodrës rini, inovacion, fuqi punëtore të kualifikuar, sipërmarrës të rinj më pak dhe më pak të ardhura që vine si rezultat i shpenzimeve të munguara të studentëve (mesatarisht 12,612,000 Eur/vit më pak)

👉🏻Varësi në të ardhura nga Buxheti qëndror, ku pjesa më e madhe e gjithë investimeve dhe shpenzimeve (mbi 2/3) mbulohen nga transfertat qeveritare dhe akoma jo konsolidim fiskal i të ardhurave të veta.

👉🏻Rënie pothuajse në të gjithë indikatorët e Bujqësisë dhe Blegtorisë, edhe pse pothuajse gjysma e banorëve jetojnë në zonat rurale, duke rënduar shumë në ekonomitë familjare në fshat.

👉🏻Nën shfrytëzim i burimeve natyrore duke filluar nga Liqeni i Shkodrës, i cili duhej të ishte një promotor i zhvillimit ekonomik dhe turizmit në qytet.

Rekomandime për ndërhyrje nesër:

✅ Prioriteti për zhvillimin ekonomik: Një nga prioritetet kryesore për qytetin e Shkodrës duhet të jetë zhvillimi ekonomik. Inkurajimi i bizneseve të reja, duke ofruar stimuj për bizneset ekzistuese për t’u zgjeruar dhe promovimi i trashëgimisë unike kulturore të qytetit për të tërhequr turistët. ( sot vetëm 0.1% e buxhetit investohet në zhvillimin ekonomik)

✅ Fokusimi në infrastrukturë: Investimi në infrastrukturë është kritik për suksesin e Bashkisë Shkodër. Përmirësimi i transportit ndërqytetas (Autostada e re Shkodër- Lezhë do të ndikojë në uljen e trafikut dhe numrin e aksidenteve dhe lehtësojë transportin e madhrave), transportit urban, sistemeve të ujit dhe kanalizimeve, si dhe hapësirave publike për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët dhe për të tërhequr biznese dhe turistë të rinj.

✅ Potenciali turistik: Qyteti i Shkodrës ka një histori të pasur dhe trashëgimi kulturore, si dhe atraksione natyrore si Liqeni i Shkodrës dhe malet përreth. Megjithatë, potenciali i saj turistik nuk është realizuar plotësisht. Investimi në infrastrukturën turistike, përfshirë dhe nxitjen e investime në hoteleri dhe përmirësim shërbimesh dhe marketingun mund të ndihmojë në tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe gjenerimin e aktivitetit ekonomik.

✅Toka bujqësore: Bujqësia është një sektor i rëndësishëm në qytetin e Shkodrës, me shumë fermerë që prodhojnë kultura të tilla si grurë, misër dhe fruta. Megjithatë, potenciali për produkte me vlerë të shtuar më të lartë dhe tregje eksporti nuk është realizuar. Mbështetja e fermerëve dhe e bujqëve për të rritur produktivitetin dhe cilësinë, si dhe investimi në objektet e përpunimit dhe paketimit, mund të krijojë mundësi të reja ekonomike.

✅ Fuqia punëtore e kualifikuar: Qyteti i Shkodrës ka një popullsi të mirëarsimuar me një përqindje të lartë të të diplomuarve në Universitet. Megjithatë, ka pak mundësi për punësim me kualifikim të lartë. Tërheqja e bizneseve në sektorë me njohuri intensive si teknologjia dhe inovacioni mund të ndihmojë në ruajtjen dhe tërheqjen e talenteve, si dhe në krijimin e mundësive të reja ekonomike.

✅ Potenciali hidroenergjitik: Lumi Drin që përshkon qytetin e Shkodrës ka një potencial të konsiderueshëm hidro-energjitik. Megjithatë, vetëm një pjesë e këtij potenciali po përdoret aktualisht. Investimi në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme mund të krijojë vende të reja pune dhe të ndihmojë në plotësimin e nevojave të Shqipërisë për energji.

✅ Vendndodhja strategjike: Qyteti i Shkodrës ndodhet në udhëkryqin e rrugëve kryesore të transportit, duke përfshirë detin Adriatik, kufirin malazez dhe kryeqytetin shqiptar të Tiranës. Megjithatë, potenciali i tij si qendër logjistike dhe qendër shpërndarjeje nuk është realizuar plotësisht. Tërheqja e bizneseve në transport dhe logjistikë mund të ndihmojë në krijimin e mundësive të reja ekonomike.

✅ Liqeni i Shkodrës është një burim i bukur natyror që mund të përdoret për rritjen ekonomike në Bashkinë Shkodër. Liqeni i Shkodrës ka potencial të madh për zhvillimin e aktiviteteve turistike me bazë ujore, zhvillimi i akuakulturës apo promovimi i sporteve ujore, si udhëtime me varka, kajak dhe peshkim. Bashkia mund të investojë në infrastrukturë dhe fushata marketingu për të tërhequr më shumë turistë në zonë. Mundësi planifikimi dhe zhvillimi hotelerisë nën konceptin e “Albergo Diffuso”- “Hotel i Shpëndarë”, ku shtëpitë e banorëve por jo vetëm të kthehen në bujtina dhe hotele.

✅ Zhvillimi i një parku natyror: Liqeni dhe zona përreth mund të zhvillohen si një park natyror, i cili mund të tërheqë turistë dhe të promovojë eko-turizmin. Bashkia mund të zhvillojë shtigje ecjeje, objekte kampingu dhe infrastrukturë tjetër rekreative për të promovuar parkun.

✅ Zhvillimi i industrive miqësore me mjedisin. Bashkia mund të promovojë zhvillimin e industrive miqësore me mjedisin, si peshkimi dhe akuakultura e qëndrueshme, bujqësia organike dhe eko-turizmi. Kjo mund të krijojë mundësi punësimi dhe të promovojë rritje të qëndrueshme ekonomike.

Unë kam punuar në të dy nivelet e qeverisjes, edhe si anëtare e këshillit Bashkiak Shkodër edhe në Ekzekutivin qëndror dhe më besoni që kur bëhet fjalë për qeverisje vendore ajo që ka rëndësi është vetëm:
▶️ Shkodra dhe zhvillimi i saj socio-ekonomik,
▶️ Rritja e mireqenies se banoreve
▶️ Vendimet merren në të mirë të banorëvë dhe jo partisë
▶️ Është e vetmja tryezë vendmarrëse ku palët edhe pse politike (si anëtare këshilli bashkiak) dakortvsojnë lehtvsisht në të mire të Qytetit. Nuk mund të thuash lagjia Tophanë nuk e meriton ndricim rrugor, e aq sa ka nevoje ka Lagja Livadhe për shtimin e rrugës!! Këto 4 vite u provua që cdo buxhet me ndyshimet përkatëse është propozuar nga Bashkia e njërës parti dhe aprovuar nga Këshilli dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak e partisë tjetër. Pse? Sepse buxheti bashkiak dhe investimet nuk janë të asnjërës Parti, por është buxheti i banorëve të Bashkisë!

Në zgjdhjet lokale ka një fletë votimi ku jepet emri i kandidatit për Kryetar Bashkie. Emri nuk ka ngjyra. Ka vëtëm bindjen dhe besim se cili e bën më mirë punën dhe kujt i besohet më shumë në këtë moment.

Doni ti jepni besim dhe partisë suaj politike në nivel lokal? Atëherë votoni listën për Këshilltar Bashkiak, aty ku gjeni dhe siglën e Partisë suaj ( nëse arrini ta gjeni!)

Por përsëri unë mendoj që zgjedhjet qëndrore janë ato ku zgjidhet bindja politike dhe platforma politike qëndrore. Në zgjedhjet lokale duhet të mbizotërojë llogjika e ftohtë dhe votim me mendje e jo zemër se kush e bën administrimin e Bashkisë dhe fondeve të saj më mirë në një moment të caktuar.

Në sfidat që ka përpara Shkodra sot kush më mire do mund ta bëjë punën? Kush mund të ketë produktivitet më të lartë dhe eficensë? Kush do të dijë ti kapërcejë problemet dhe ti japi Shkodrës në 2 vitet e para hovin për një zhvillim të suksesshëm ekonomik? Cili nga kandidatët është më i aftë të marrë përsipër detyrën dhe ta drejtojë Shkodrën drejt suksesit? Cilai nga kandidatët ka më shumë eksperiencë në administrim e manaxhim fondesh, që lobon më fort dhe ka mbështetjen nga Qeveria, Donatorët dhe ka provuar veten qe jo vetëm di të ndërtojë projekte, të gjej fonde por dhe ti realizojë ato me sukses?

Nëse i jeni përgjigjur pa emocion këtyre pyetjeve, atëherë unë jam e bindur qe e keni bërë zgjedhjen tuaj se kush do të jetë Kryetari juaj i ardhshëm i Bashkisë.

Unë i njoh personalisht të dy kandidatët. Me lejen e tyre do ti drejtohem me emër të dyve.

Me Bardhin kemi qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Është një shkodran i devotshem, mjek dhe që vjen nga një familje e nderuar mjekësh ”par excellence”. Ai është një politikan karriere dhe ka një jetë që investohet politikisht e mbi të gjitha e kam një komshi shumë të mirë edhe pse nuk shihemi shpesh 🙂. Ai ka treguar me veprime konkrete që e do Shkodrën dhe për këtë askush nuk ka asnjë dyshim. Ka përmirësuar edhe pse në një 1 vit të ardhurat e Bashkisë dhe të paktën më të pastër dhe të rregullt e ka mbajtur qytetin dhe e përgëzoj për cfarë ka dhënë në këtë periudhë kaq të shkurtur në drejtimin e Shkodrës.

Me Benetin kam punuar ndërkohë që kryesoja Bordin Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Një ish bankier, i cili administronte suksesshëm fondet e Qeverisë Shqiptare dhe më së shumti të donatorëvë ndërkombëtar, me një perfomancë të shkëlqyer prej 13 vitesh, me kosto minimale dhe realizim projektesh në kohë. Manaxher i suksesshëm dhe negociator i zoti, gjithmonë në përpjëkje për të gjetur zgjidhjen e cdo problemi, duke mos u marrë asnjëherë me detajet e vogla, por duke pasur të qartë objektivin final, vizionin për zhvillim dhe gjithmonë duke gjetur zgjidhje (win-win) për të gjitha palët. Dhe ndërkohë rrugës duke ndihmuar cdo njeri, pavarësisht bindjes politike, por duke dëgjuar me zemër të hapur dhe ofruar zgjidhje me cfarë kishte mundësi për këdo e kurdo, e ndoshta më duhet ta pranoj shkodranët që atëhërë i ka mbajtur me hatër 😀.

Unë e kam bërë zgjedhjen time, me respektin maksimal për të dy kandidatët, realisht, profesionalisht, e jo politikisht dua ti besoj njeriut, që unë besoj dhe llogjikoj se ka shanse më shumë për tja dalë mbanë sfidave që e presin Shkodrën nesër.

Njeriut të urtë e punëtor, të zgjuar dhe me eksperiencë, që mendon pozitivisht, që dëgjon dhe nuk flet shumë, flet qetë dhe të motivon në punë, që suksesin gjthmonë ja ka dedikuar ekipit dhe asnjehëre se kam dëgjuar tja dedikojë aftësive të veta, por se puna i ka folur gjithmonë e para.

Njeriut që ka ide të qarta si ta fillojë e nga tja fillojë punën, që është pjesë e një skuadre fituese dhe që është më pranë pushtetit për të lobuar dhe marrë për Shkodrën maksimumin.

Mendoj se do të jetë krye-qytetari i Shkodrës, për të cilin stafi i Bashkisë do të punojë me motivimin më të madh dhe se banorët e Shkodrës, qytet e fshat do të gjejnë tek ai mikun që i dëgjon dhe i jep drejtim problemeve, bizneset do të gjejnë partnerin për zhvillim, dhe të rinjtë e të rejat shokun që punon me to për inovacion, start- up dhe teknologji duke i dhënë dhe Universitetit vëmendjen e munguar dhe duke nxitur kërkimin shkencor në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm të Shkodrës.

Dhe sigurisht njeriut që ka dhe shpirtin e sipërmarrësit duke i dalë përballë sfidave (duke filluar me qëndrimin tek zyra Kryeministit, për projektet që ka paraqitur, përfshirë dhe investimin e rrugës Shkodër- Lezhë që unë sja dola dot 😌 )

Hej, Benet ty po të drejtohem!!!! 🙂
Kemi shumë pritshmëri dhe do të të kërkojmë shumë llogari dhe jam besimplotë në llogaridhënien dhe transparencën tënde, sikurse besoj tek vizioni jot pasi deri tani cdo iniciativë që të është besuar e ke realizuar me sukses!

Por së pari duhet ti japim besimin!!!

#shkodrapozitive

Benet Beci Elisa Spiropali

P.S. Per ato qe nuk do te pertojne te lexojne me shume, keni analizen e detajuar me poshte nese doni te hulumtoni detajet!!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...