NA PASKA GENJYER PERSERI TEA? Përplasja mes Teas dhe Kiarës, çfarë ndodhi me denoncimin? Ja çfarë thotë policia lidhur me rastin

Një deklaratë e Teas e bërë pak ditë më parë krijoi bujë në mediat online, pasi ajo tregoi se është kërcënuar me jetë nga Kiara dhe një i afërm i saj.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” javën e shkuar, ajo tha se ka qenë burri i tezes së Kiarës ai që e ka kërcënuar duke i thënë “do të vras, do të marr zvarrë’.

Në po të njëjtin program Kiara e ka mohuar diçka të tillë, teksa tha se deklarata të tilla janë të shëmtuara dhe bëhen për vëmendje.

Nga ana tjetër edhe opinionistja Zhaklin Lekatari është shprehur në një koment se përplasja mes tyre është e vërtetë, duke ngritur pretendimet e saj se familjarët e Kiarës i kanë bërë presion asaj dhe banorëve të tjerë.

Dy ditë më parë Tea u shpreh për gazetarët e Top Medias se çështja tani do duhet të sqarohet nga policia pasi kërcënimi përbën vepër penale dhe ajo ka ngritur padi ndaj palës tjetër në polici.

Vip Magazine u interesua pranë policisë në kryeqytet, për të mësuar nëse ekziston një padi e ngritur nga Tea Trifoni për kanosje, por uniformat blu nuk e konfirmojnë një gjë të tillë.

Mbetet për t’u parë nëse çështja po mbahet sekret në kuadër të hetimit, ndërsa pritet edhe një njoftim nga policia për të mësuar nëse denoncimi është bërë apo vajzat kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre.

Nga ana tjetër ditën e djeshme është zhvilluar edhe Post Big Brother Vip. Në rrjet qarkullojnë zëra se përplasja mes vajzave është rindezur sërish ku Tea i ka thënë në sy Kiarës për kërcënimin që pretendon se ka marrë prej saj dhe familjarëve të saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...