“Kiara dhe Luiz kanë…”/ Efi thyen heshtjen pas përfundimit të BB: Dea je një sh….

Ish-banorja e Big Brother, Efi Dhedhes, e cila arriti të ishte një ndër 4 finalistet e spektaklit të madh të organizuar nga Top Channel, ka reaguar pasditen e sotme përmes një postimi në Instagram.

Efi shkruan se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për eksperiecën e saj në BBV2. Ajo shprehet falenderuese ndaj mbështetësve, ndërsa shkruan se u përpoq t’iu qëndronte vlerave të saj edhe në momentet më të vështira brenda shtëpisë.

Ajo ka folur edhe për Kiarën dhe Luizin, ku shprehet se këta dy të fundit kanë qenë kryefjala e edicionit të dytë të Big Brother Vip 2.

Efi nuk ka lënë pa përmendur edhe Kristin dhe Dean, ku e falenderon për momentet që i ka qëndruar pranë.

Në fund të postimit ajo ka falenderuar producentet e BBV2, Sara Hoxha dhe Lori Hoxha, moderatoren Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj.

“Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qendrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qendoja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.

Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qendroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.

Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurtë dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre.

Big Brother VIP 2 i përket @itsluizejlli dhe @kiaratito Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! @kristdragot jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! @deamichellee je një shembull për shumë vajza!
Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqerinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...