E TRERRSHME…/ Gruaja e shtrirë në tokë, makina e godet në vijat e bardha

Ky është momenti kur një grua është e shtrirë në tokë pa ndjenja pasi përplasjes së forte nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 10 të paradites së sotme në qendër të qytetit, pranë ish 5 heronjve . Eshte arritur të sigurohenpamjet pak pas aksidentit kur gruaja është e shtrirë përtokë dhe kalimtarë të rastit mundohen ti japin ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes mbërrin patrulla e poicisë bashkë me ambulancën.Gruaja transportohet për të marrë ndihmën e parë mjekësore drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Bluzat e bardha bëjnë të ditur se gjendja e saj është me e stabilizuar dhe e ka kaluar rrezikun për jetën. Policia ka bërë edhe ndalimin e drejtuesit të mjetit I cili është marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Shpeshherë kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën, mund të kthehet në rrezik për këmbësorët nëse ata nuk janë vigjilentë ndaj automjeteve që kalojnë në rrugë.Megjithatë policia rrugore duhet ti japë më tepër rëndësi të veçantë ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha sepse ky nuk është rasti I parë por një rast I përsëritur vazhdimisht deri në aksident me pasojë vdekjen po në vijat e bardha.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME