U fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën, zbulohet identiteti 16-vjeçares shqiptare që u vra nga babai (EMRI)

Autoritetet italiane kanë zbardhur emrin e 16-vjeçares shqiptare që u fut të ndante prindërit e saj, por përfundoi e vdekur.

Bëhet fjalë për adoleshenten Gessica Malaj. Në momentin që prindërit e saj po ziheshin, 16-vjeçarja ndërhyri pasi pa që i ati i drejtoi thikën të ëmës. Për rrjedhojë, thika që ishte në duart e Taulant Malajt, 45 vjeç, përfundoi në trupin e vajzës së tij. Gessica ndërroi jetë në vend.

Taulant Malaj ka plagosur edhe gruan e tij si dhe ka vrarë personin me të cilin dyshonte se e shoqja e tradhëtonte. Ngjarja ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s.

45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja, Massimo De Santis, 51 vjeç.

Këtë të fundit ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku vrau të bijën e plagosi të shoqen. Malaj ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Nuk do besoni me kë e krahason Olti Curri, Kiarën dhe Luizin (Foto)

Kiara dhe Luiz padyshim janë nga ermat që keni...

Diola Dosti dhe Xhonatani kapen mat, Ronaldo i nxjerr zbuluar: Del fotoja…

Diola dhe Xhonatani gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë...

‘Me apo pa…’, Luana provokon me duar afër zo…

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa...

“Si ta nxorri goja mor Ermal…”, deklarata e turpshme për Luizin po çmend rrjetin

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë...