Moti bën kthesën drastike, rikthehen shirat në vend, priten rrebeshe

Moti për javën në vazhdim pritet të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku e hëna dhe e marta do të jetë me kthjellim e vranësira të dendura në relievet malore në lindje.

E hëna do të ketë dhe reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e Martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore.

Këto reshje do të jenë kryesisht më intensitet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra, sipas parashikimit të SHMU.

Duke filluar nga dita e mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e Premte në veriperëndim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...