“Më erdhi me armë në dorë dhe u fut në shtëpi”/ Flet gruaja që u kërcënua nga Lekë Vuksani

Pas vrasjes së 51 vjeçarit Petrit Vuksani, autori i krimit kishte shkuar në një banesë dhe nën kërcënimin e armës i kishte kërkuar zonjës së shtëpisë që të mos ta tregojë në polici.

Në dëshminë dhënë para uniformave blu gruaja e marrë “peng” nga Lekë Vuksani është shprehur se 34 vjeçari e njihte mirë zonën se më përpara kishte jetuar në një shtëpi tjetër me qira.

Sipas saj ai është futur në banesë me armë në dorë dhe i ka kërkuar që të mos bëjë asnjë reagim.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu.

Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi.

Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë 34 vjeçari ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij Petrit Vuksanin i cili kishte rreth një muaj i ardhur nga Anglia.

51 vjeçari shkoi për të nxjerrë jashtë Lekë Vuksanin që ia kishte dhënë shtëpinë me qira për shkak se nuk kishte kryer pagesat. 34 vjeçari u rikthye në banesë duke e gjetur të vetëm Petrit Vuksani ndërsa qëlloi ndaj tij me automatik duke e lënë të vdekur në vend.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...