Beci prezanton projektet për Shkodrën, Parku i biznesit i veriut

Projektet strategjike për Shkodrën- Business Park North (BPN) Parku i Biznesit I Veriut.

Për një ekonomi më të fuqishme të Shkodrës, është i domosdoshëm zhvillimi industrial dhe i prodhimit. Gjatë kësaj periudhe kam folur me dhjetra biznese aktive në Shkodër, rreth faktorëve të suksesit por edhe problematikave që i shqetësojnë e pengojnë zgjerimin e tyre. Kam folur edhe me investitorë të mundshëm privatë brenda e jashtë vendit për të kuptuar se pse Shkodra sot nuk është në hartën e interesit të investitorëve. Unë mendoj se bashkia duhet të ketë një rol të përditshëm pro-aktiv në komunikimin me biznesin dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta. Biznesi është shtyllë e ekonomisë, është ai që hap vende pune dhe rrit ekonominë.
Një nga projektet strategjike që do të mbështes për Shkodrën është edhe themelimi i Business Park North, Parku i Biznesit të Veriut si zonë e lirë ekonomike në hapësirën e ish-uzinës së telave, zonën industriale të qytetit. Kjo hapësirë prej 8,5 hektarë do të kthehet në një park biznesi të mirëstrukturuar që do të ofrojë të gjitha shërbimet si në parqet e biznesit në Europë. Në park do të ofrojmë infrastrukturën moderne, mjedise të përbashkëta, qendrën e trajnimeve dhe hapësira për prodhim, show room, me synim tërheqjen e bizneseve të reja shqiptare apo të huaja në Shkodër si dhe akomodimin e bizneseve ekzistuese që duan të investojnë në hapësira moderne pune. Është një format i përhapur kudo në Europë por edhe në rajon dhe funksionon me sukses duke gjeneruar ekonomi dhe krijuar vende pune.
Studimi i fizibilitetit, tashmë I përfunduar nga Korporata Shqiptar e Investimeve, përcakton se do të jenë rreth 50,000 m2 në funksion të zhvillimit të biznesit , rreth 20 biznese të vendosura në park, një numër prej rreth 1,000 të punësuarish, miliona euro investime brenda parkut dhe të qarkulluara në ekonominë e Shkodrës çdo vit. Bashkia Shkodër do të bashkëpunojë ngushtë me Korporatën dhe investitorë privatë për ta bërë këtë park realitet e për t’i dhënë një dimension tjetër zhvillimit ekonomik në qytetin tonë.

#shkodraepara #shkodrapozitive

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...