Momenti më i vështirë i “Big Brother VIP 2”? Ja si u përgjigj Eduart Grishaj

Regjisori i “Big Brother VIP 2”, në një intervistë me moderatoren Megi Pojani në natën finale të “Fan Club”, tregoi cilat kanë qenë momentet më të veçanta gjatë këtij sezoni.

Grishaj tregon se ka pasur disa momente të sikletshme dhe ndalet specifikisht te kërcënimet e bëra nga tifozët.

Megjithatë, shton regjisori, së fundi situata është normalizuar dhe ndjekësit janë ndërgjegjësuar:

“Sa më të fortë janë lojtarët, aq më e vështirë bëhet edhe për ne që jemi mbrapa tyre. Shumë momente të vështira, po kënaqësia ka qenë shumë e madhe gjatë gjithë procesit të punës.

Një nga ato momentet që ia vlen për t’u specifikuar është se për shkak të popullaritetit që u bë shumë i madh, mbase ofendimet e mëdha për prindërit e konkurrentëve që ishin në shtëpinë e ‘Big Brother’. Kjo u rënduar shumë para pak kohësh, tani ka filluar të ulet, është ndërgjegjësuar.

Kur shikoje që kërcënoheshin bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e konkurrentëve… ata ishin të parët që e vuanin. Ishte dhe siklet yni që mundoheshim t’u thoshim që është një lojë që njerëzit e shikojnë me shumë tifozllëk, por çdo gjë do të vijë të normalizohet dhe kështu ka ndodhur”.

“Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes. Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Nuk do besoni me kë e krahason Olti Curri, Kiarën dhe Luizin (Foto)

Kiara dhe Luiz padyshim janë nga ermat që keni...

Diola Dosti dhe Xhonatani kapen mat, Ronaldo i nxjerr zbuluar: Del fotoja…

Diola dhe Xhonatani gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë...

‘Me apo pa…’, Luana provokon me duar afër zo…

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa...

“Si ta nxorri goja mor Ermal…”, deklarata e turpshme për Luizin po çmend rrjetin

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë...