‘Plas’ sherri mes dy mësueseve në shkollë, dalin detajet e para

Dy mësuese në qytetin e Prizrenit janë përfshirë në një zënkë mes njëra-tjetrës këtë të shtunë.

Policia e Kosovës bën me dije se arsimtarët janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Si pasojë e zënkës ka mbetur e plagosur njëra prej mësuesve e cila ka përfunduar në spital. Ajo ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Materialet në lidhje me rastin i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare.

Lidhur me rastin viktima ka pranuar kujdesin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Detaje tjera lidhur me rastin ende nuk janë bërë publike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...