Në bazë të postimeve, Bashkia Shkodër i jep vëmendje takimeve të kryetarit, vetëm 3% hapësirë investimeve

Në prag të zgjedhjeve vendore na lind natyrshëm nevoja për të analizuar synimet dhe arritjet e bashkisë së Shkodrës sa I përket tremujorit të parë të vitit 2023, duke u bazuar tek postimet e ndara në faqjen facebook “Bashkia Shkodër”.

Çfarë tërhoqi menjëherë vëmendjen tonë ishte numri i lartë I postimeve dedikuar takimeve apo veprimtarive honorifike të kryetarit Bardh Spahia. Duket se kryetari ka një axhendë të ngjeshur pritjesh në zyrën e tij. Këto veprimtari qe na tingëllojnë më së shumti “qoka” I pasqyron në faqjen e tij personale në facebook nga ku më pas ndahen dhe në faqen zyrtare Bashkia Shkodër. Jo pak herë na ra në sy se shumica e postimeve të bashkisë vijnë pikërisht nga faqja personale e kryetarit, si një formë promovimi personal, një monolog konstant. Këto veprimatari mbulojnë rreth 30% të punëve të pasqyruara nga bashkia, shifra më e lartë krahasimisht me qytete të tjera si : Elbasani, Korça, Lezha apo Puka.

Një hapësirë gjithashtu e madhe (27%) I është dhënë tremujorit të parë të vitit postimeve kulturore ku perfshihen aktivitete artistike, sportive e fetare. Gjithashtu dhe organizime për fëmijë e të rinj. Shkodra ka një traditë të pasur të jëtës artistike ndër breza që gjen mënyren të levrojë me apo pa mbështetjen e bashkise. Një pjësë të këtyre postimeve, ata që I dedikohen rinisë, na tingëllojnë më shumë si forma rekrutimi por qofshim të gabuar.

Një pjësë të konsiderueshmë të postimeve (rreth 20%) mbulojnë punët operacionale të qytetit. Shohim të pasqyruara zhbllokime kanalesh, pastrime në segmente rrugore, riparim stolash, mbledhje të departamenteve te ndryshme operacionale. Telajo e një qyteti në punë e sipër, I gjallë, aktiv por në kontrast të fort me investimet konkrete që përmirësojnë jëtën e qytetarëve.

Vetëm 3% e aktivitetit të bashkisë janë investime si ndërtime rrugësh apo rikonstruksione të ndryshmë. Një shifër kaq e ulët është alarmante nësë I referohemi sërish statistikave të qyteteve të tjëra ku shohim deri në 28% investime në Lezhë apo 35% në Elbasan. Një statistikë e trishtë për një qytet që ka nevojë më shumë se kurrë për një plan urbanistik cilësor, të premtuar shumë herë.

E teksa bashkitë e tjera (Elbasan, Korçë, Lezhë, Pukë) përdorin rrjetet sociale më së shumti për të treguar arritjet e tyre, bashkia Shkodër I lë pas në një tjetër kategori : postimet politike. 15% I dedikohen pikërisht postimeve me ngjyrime politike, aludimeve drejtë qeverisë apo takimeve të ndryshme me politikanë të huaj. Duket se kjo është një kategori me të cilën kryetari aktual I bashkisë krenohet jo pak e megjithatë nuk na tregon asnjë benefit konkret për qytetin.

Një kategori e vakët është ajo e thirrjeve për aplikim. Në tremujorin që lamë pas shohim vetëm një thirrje për përdorim të stacioneve në plazh përgjatë sezonit. E teksa në qytetet e tjera të vëzhguara thirrjet për aplikim konsistojnë shpesh në trajnime për zhvillimin profesional të të rinjve fatkeqësisht dhe këtu Shkodra nuk garon.

Tema e postimeve që merr pak vëmëndje (vetëm 3%) është turizmi. Disa postime sporadike e jo fort ndjellëse na ftojnë të vizitojmë Shkodrën më shumë si një detyë që duhet bërë. Shkodra është tashmë një destinacion I vlerësuar nga turistët e huaj që mahnitet më shume prej potencialit të saj se sa për atë çka ofron aktualisht. Zhvillimi I turizmit do duhet të ishtë një nga prioritetet e bashkisë për të zhvilluar ekonominë lokale. Nëse e krahasojmë me qytete të tjera si Korça ku është vendosur theksi tek turizmi me 35% të postimeve, kuptojmë se Shkodra është ende larg ndërtimit të një plani të mirëfilltë të zhvillimit të turizmit.

Të gjitha statistikat e analizuara e të krahasuara më qytete të tjera të vendit na bëjnë të vrasim mendjen në lidhje me prioritetet e kryetarit Spahia dhe vizionit të tij apatik që deri më tani nuk ka dhënë asnjë provë konkrete se mund të japë atë cfarë prëmton nga karrigia e tij e rehatshme. Shkodra ka nevojë për më shumë investime, plane zhvillimi të turizmit, punë të mirëfilltë pranë qytetarëve e më pak glorifikim e shtrëngime duarsh përpara objektivit të kamerave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...