Denoncon qytetari: Farmacia te pediatria zhvat qytetarët, shet ilaçet më shtrenjtë se çmimi i caktuar

Qytetarët shqiptarë vijojnë të vidhen nga të gjitha anët, nga qeveria e tyre, por edhe nga bizneset, që i shohin si “peshq” për të pasuruar veten e tyre. Një qytetar ka denoncuar një farmaci pranë pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza”.

Qytetari që ka bërë denoncimin ka blerë disa ilaçe për fëmijën e tij dhe farmacia ja ka shitur mbi çmimin e caktuar në etiketën e ilaçeve. Ilaçet, siç duken në foto, farmacia i shet me çmim mbi 10 lekë të reja më shumë.

Ky padyshim nuk është një çmim që nuk i rëndon një pjese të madhe prej nesh, por për dikë që bën kilometra rrugë në këmbë për të kursyer edhe paratë e biletës së urbanit, dhemb jo pak. Ky veprim i farmacisë në fjalë është shkelje e pastër e ligjit.

DENONCIMI I QYTETARIT – Përshëndetje “JOQ Albania”! Desha të denoncoja një farmaci te pediatria e fëmijëve, që po i zhvat qytetarët, të cilët shkojnë me urgjencë me fëmijët e tyre.

Njerëzit shkojnë të blejnë ilaçe dhe këta i zhvasin me skema të tilla. Tjetër është çmimi real në vulën e paketimit dhe tjetër çmim presin në faturë. Po sa hallexhinj shkojnë dhe i bëjnë të njëjtën skemë me faturat?

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...