Ronaldo bën deklaratën e fortë: Efi është në finale prej Luizit sepse ai e ng…

Ronaldo Sharka ishte së fundmi i ftuar në “Wake Up”, ku përpos eksperiencës së tij si i rikthyer në “Big Brother VIP”, ai foli dhe për finalistët. Sipas tij, Efi është në finale vetëm nga debatet që ka pasur me Luizin.

Ronaldo është shprehur se kurioziteti për një miqësi të prishur, është më i madh për publikun, sesa ndonjë marrëdhënie tjetër dhe kjo gjë e ka favorizuar më shumë atë.

“Nëse Efi do futej në shtëpi, do vazhdonte marrëdhënien e saj shoqërore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pëlqenin, por asgjë më tej. Pra Efi është në finale për shkak të situatës që u krijua me Kiarën, për shkak të situatës që u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta hajë ka kuriozitet.

Është kurioziteti më i madh në një marrëdhënie shoqërore të prishur sesa ndonjë marrëdhënie, për shembull Dea-Efi, një hakmarrje që nuk ka më vlerë sepse ka dy muaj.

Tani Luizi këtë thotë, unë këtë kam besuar që në fillim, sepse duke marrë parasysh që është një lojtar që vë re çfarëdo lloj detaji dhe nuk i shpëton asnjë lloj gjëje, Luizi është shumë i vetëdijshëm që nëse ai do të debatonte me Efin, kjo gjëja do e fuqizonte në prime dhe do i jepte rëndësi.

Nëse nuk do krijonte këtë debat, pra ngjarjet të cilat Efi do të kishte në shtëpi, nuk do e favorizonin”, tha Ronaldoi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...