Benet Beci: Disa përgjigje për parkun në hyrje të Shkodrës

Disa përgjigje për parkun në Hyrje të Shkodrës:
(foto ilustruese -një kartolinë e fillim shekullit XX nga hyrja e Shkodrës)
Që kur kam postuar për herë të parë projektin strategjik për hyrjen e Shkodrës, ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët Shkodranë dhe jo vetëm. Si çdo projekti I këtyre përmasave është e paevitueshme që të ketë dëshirë dhe entuziazëm por edhe mosbesim dhe kritika. Pa marrë përsipër të zëvendësoj rolin e autorëve të projektit e të bëj arkitektin, urbanistin dhe inxhinierin , po përpiqem tu jap përgjigje disa pyetjeve që kanë qarkulluar në lidhje me projektin.

1. A është ky projekti vetëm një fotomontazh apo “pikturë”?
Ky është një projekt I plotë urbanistik, arkitektonik dhe inxhinierik i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit për bashkinë Shkodër. Roli im në këtë projekt ishte përpjekja si deputet i sapo zgjedhur në 2021 për të ndërprerë punimet e bypass loti 2 dhe për të parë për një zgjidhje të pranueshme për qytetin. Projekti ka marrë më tepër se 1 vit të zhvillohet duke pasur parasysh natyrën komplekse të ndërhyrjes dhe madhësinë e projektit prej 18 hektarë. Puna është udhëhequr nga studio holandeze Casanova and Hernandez (studio e arkitekturës që ka projektuar muzeun Marubi dhe sheshin e Shirokës) në bashkëpunim me studio inxhinierie të huaja e vendase.

2. A është ky projekt I mundshëm për tu zbatuar?
Projekti është gati për tu zbatuar , një pjesë e fondeve për zonën e portit pranë urës dhe sheshin pranë tij janë akorduar. Fondi I Zhvillimit ka kontraktuar dhe kompaninë zbatuese e cila po pret zbardhjen e lejes së ndërtimit për të filluar punimet për këtë pjesë. Për pjesën tjetër të parkut mbetem në kontakt të vazhdueshëm me Fondin e Zhvillimit dhe donatorë të tjerë, dhe është plotësisht e mundur që brenda viti të fillojmë nga puna edhe në pjesë të tjera të projektit, përveç portit tek I cili do të fillojmë menjëherë. Si kryetar bashkie i Shkodrës pas zgjedhjeve do ta kem shumë më të lehtë mundësinë për kërkim e gjetje fondesh për projektet tona.

3. A ka Shkodra ndërhyrje më të nevojshme e të domosdoshme se ky projekt?
Shkodra ka nevojë për shumë ndërhyrje edhe të infrastrukturës bazike në territorin e saj. Programi im është një tërësi projektesh strategjike të cilët I japin përgjigje sfidave të bashkisë por nga ana tjetër I hapin rrugë zhvillimeve të vrullshme të ekonomisë në bashkinë tonë. Ky projekt është një prej tyre dhe është i rëndësishëm në disa rrafshe;

– Rivendos marrëdhënien natyrale mes qytetit e Liqenit që po ndërpritej arbitrarisht nga një projekt I trafikut të rëndë I konceptuar jo mirë që po krijonte një barrierë jo natyrale mes qytetit dhe liqenit.
– Krijon një park prej 18 ha të cilin Shkodra e ka domosdoshmëri për qytetarët e saj,
– Krijon një frymëmarrje të re për qytetin duke shtuar një zonë të madhe të gjelbër.
– Krijon një vend të mrekullueshëm argëtimi për fëmijët, rininë e të gjithë qytetarët e Shkodrës.
– I bën jehonë identitetit dhe trashëgimisë kulturore të Shkodrës në një zonë që ka qënë porta ekonomike , tregtare e kulturore për një pjesë të mirë të Ballkanit.
– Krijon një pol të ri për tu vizituar si një ofertë e Shkodrës së re turistike dhe si një poli i denjë për të nisur vizitën e kalasë, liqenit dhe qytetit. Më shumë turizëm do të thotë më shumë të ardhura për të gjithë qytetarët shkodranë.

4. A po mbjell projekti pemë në Liqen?
Jo, projekti nuk po mbjell asnjë pemë në Liqen, pemët e paraqitura në renderat shoqërues janë të gjitha pemë ekzistuese në zonën ligatinore të liqenit të cilat kur niveli i liqenit ngrihet duket sikur mbijnë nga uji. Me shëtitoren e re do të jetë një mundësi shumë e mirë për foto të bukura (veçanërisht për njerëzit që bëjnë pyetje si kjo që duket se kanë kohë pa e vizituar.

5. A do të ketë banjo publike?
Po, godina në shërbim të fushave sportive do të ketë tualete dhe dushe për përdoruesit.

6. A do të ketë parkim?
Po do të ketë parkim edhe për vetura dhe për autobuzë turistësh. Paralelisht do të punojmë për transport publik më të mirë dhe korsi biçikletash të dedikuar që parku të arrihet shumë kollaj nga qendra e qytetit.

7. A do të zbatohet ky projekt nëse nuk do të fitoni zgjedhjet?
Kjo nuk është një pyetje për mua po për kandidatin tjetër për Bashkinë dhe vizionin e tij për këtë zonë. Deri tani më kanë treguar një reagim të nënkryetarit të Bashkisë I cili thoshte diçka si Shkodra nuk ka nevojë për projekte të tilla.

Këtu ndahemi, unë mendoj se ky është një projekt që I bën nder të shkuarës dhe së ardhmes së Shkodrës. Jam I bindur se ky ka për te qenë një transformim fantastik me ndikim të shpejtë në ekonominë e qytetarëve por edhe në cilësinë e jetës të gjithë qytetarëve. Është një park publik, që të gjithë do të kenë mundësi ta shijojnë.
#shkodraepara #shkodrapozitive

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...