Ekzekutimi i biznesmenit që tronditi Shqipërinë/ Hap pas hapi, ku gabuan? Ja 7 gafat që zbuluan skuadrën e vrasjes së Ardian Nikulajt

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj ishte i menduar mjaft qartë dhe në detaje, por skuadra e drejtuar nga shqiptari Edmond Haxhia la shumë gjurmë rrugës. Së pari nga momenti që “turistët” vrasës u futën në Shqipëri në mënyrë të rregullt duke i dokumentuar. Së dyti blerja e motorit në Shkodër dhe kontrolli i objektivit.

Nga kamerat është fiksuar mjaft qartë interesi dhe ndjekja që njëri nga anglezët kishte për të ruajtur biznesmenin. Bisedat e shpeshta në telefon gjatë kohës që spiuni ishte në hotel, faktuar nga qelizat telefonike. Gjithashtu ditën e vrasjes, pavarësisht se portugezi përshëndeti Nikulajt në shqip, në momentin që mbushi motorin me karburant komunikoi në gjuhë të huaj.

 

Pas krimit u zhduk si me magji, por rrobat nuk i dogji plotësisht në një banesë në Gjadër duke lënë gjurmë. Të gjitha provave ua vendosi vulën telefoni dhe një dokument identifikimi që janë gjetur nga kontrollet e policisë në një makinë të braktisur që ishte marrë me qira. Të gjitha këto prova krijuan bindjen te policia, që Muhamet Rrumbullaku tha dje se “jemi 100% të bindur për vrasësit dhe rolet”.

Gabimet që zbardhën vrasjen;

Hyrja në mënyrë të rregullt në Shqipëri

 

Lëvizjet për kontrollin e objektivit u fiksuan nga kamerat

Përdorimi i shpeshtë i telefonave

Blerja e motorit në Shkodër

Biseda në gjuhë të huaj me punonjësin e karburantit

Veshja që u gjet në një banesë në Gjadër

Dokumenti i identifikimit dhe telefoni

Në kërkim nga policia dhe skema e vrasjes së Ardian Nikulajt;

Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, britanik

Harriet Bridgeman, britanike

Thomas Mithan, britanik

Steven Hunt, britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...

Harron Keisin dhe Zazën, Kristi tregon të dashurën e re që i rrëmbeu zemrën

Krist Dragot ishte i ftuar sot në “Shqipëria live”....

Dubai i Ballkanit? Në qytetin shqiptar arabët po ndërtojnë resortin prej 1 miliard euro (Video)

Projekti “Mavrijan Luxury Resorts” ishte prezantuar në korrik, ndërsa...