Doktoraturat e juridikut, fëmijët e padagogëve hyjnë “nga dritarja”

Në emisionin “Stop” është folur disa javë më parë për abuzimet me pagesat e pedagogëve në Fakultetin Juridik. Në dokumentet e publikuara nga “Stop”, flitej për shifra të ekzagjeruara pagesash, të cilat justifikoheshin me mbingarkesën apo pagesat ekstra.

Dekania Dorina Hoxha për vitin 2020 kishte marrë aq pagesa, sa i bie të ketë punuar 18 orë në ditë gjatë këtij viti akademik. Po kështu lista tregonte të tjerë emra, që “punojnë” edhe në kohën e gjumit.

Sot “Stop” u ndalua te doktoraturat në Fakultetin e Drejtësisë për vitin akademik 2021-2022, me thirrjen, që u bë në Prill 2022. Nora Malaj shpjegoi se si funksionon studimi doktoral.

“Sistemi fundor dhe më i lartë për sistemin e fushës akademike në universitet është studimi doktoral. Ty të duhet që në një fushë të caktuar të bësh studim të thelluar dhe kjo u shërben 3 kategorive. Kategorive të pedagogëve që është e domosdoshme, fusha dytë është fusha e nivelit administrativ dhe për fusha të tjera që lidhen me nivele strategjike apo njerëz që kanë prioritet apo pritshmëri në kuadër të asaj që quhet kërkimi shkencor për të bërë kërkime të ndryshme në fusha të ndryshme. Jo çdo universitet mund ta realizojë këtë gjë dhe Ministria e Arsimit në bazë të kritereve dhe niveleve që ka stafi akademik aktual krijojnë atë që quhet bërthama apo grupi që do merret me studimet doktorale. Më pas dalin kriteret dhe hapen kuotat. Kuotat hapen në bazë të kërkesës që ka bërë universiteti të nevojave që ai ka dhe të preferencës. Aplikantët aplikojnë me dosje, duke bërë CV duke deklaruar prioritetet e tyre. Pastaj është faza e dytë që mbyllet aplikimi dhe në bazë të kritereve vendoset rankimi i dosjeve. Grupi që bëjnë vlerësimet duhet të mbështeten në vlerësim që kanë paraqitur në të gjithë rregulloren dhe në kërkesë ofertën që ju vjen. Nuk duhet të kemi lëvizje të kërkesë ofertës, pra të rregullores me kërkesë ofertën dhe me vlerësimin që i kanë bërë kandidatëve që do të bëhen pjesëtarë në vazhdimin e doktoraturës. Kur kemi kalime duhet të kemi një thyerje të rregullit dhe pastaj aty duhet parë kush është shkaku”, tha Nora Malaj.

Në Fakultetin Juridik u përcaktuan 36 kuota: 12 për “E drejtë Penale”, 13 për “E drejtë Civile” dhe 11 kuota për “E drejtë administrative”. Në Shtator u shpallën 37 fitues, një më shumë, ndërsa për të tjerët ka ndryshim të destinacionit të kuotave pa miratim. Tani pas një viti akoma nuk janë përcaktuar temat e kandidatëve.

“Stop” ka siguruar dokumente ku pedagogët që janë udhëheqës të doktorantët nuk i kanë parë dhe as nuk i kanë lexuar. Tek rregullorja e organizimit të studimeve të doktoraturës është përcaktuar që një profesor mund të marrë deri në 3 kandidatë doktorantë ndërsa profesorët e asociuar jo më shumë se 2 kandidatë. Por Ministria e Arsimit ka dhënë një urdhër që çdo pedagog pavarësisht titullit akademik, do të ketë vetëm një doktorant.

Departamenti i të Drejtës Civile janë 14 pedagogë që mund të jenë udhëheqës për 14 doktorantë. Në departamentin e të drejtës civile numri i fituesve është 15, pra një më shumë.

Por në atë listë, Fakulteti i Drejtësisë ka deklaruar një pedagog që është jashtë Shqipërisë dhe jo më të bëjë udhëheqjen e doktorantit.

Në listën e të drejtës publike janë 11 pedagogë të deklaruar. Në listën fituese janë vetëm 9 sepse Fakulteti i Drejtësisë ka justifikuar mungesën e pedagogëve. Nga muaji Mars deri në muajin Korrik 2022 janë larguar 3 pedagogë të këtij universiteti dhe numri zbret në 8 pedagogë që kanë mundësi të jenë udhëheqës. Në këto kushte Fakulteti i Drejtësisë ka kërkuar suportin e një ish-pedagogeje, sot anëtare KLP-së, Mirela Bogdani që të jetë në udhëheqjen e një studenti.

Më 21 Shtator, në një shkresë provohet se Kristi Anastas, nën udhëheqjen e Enkeleda Olldashit, bëhet fitues i kandidat doktorature. Anastas rezulton që të jetë i biri i pedagoge në departamentin e së drejtës publike, Aurela Anastas./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...