Luizi e quajti turp Efin e ‘Përputhen’, reagon Bora: Edhe Kristi vjen nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë

Bora Zemani ka reaguar pas deklaratës së Luizit, i cili e quajti “turp” një vajzë si Efi që ka marrë pjesë në “Përputhen”. Bora shkruan se nuk është turp as të njohësh dikë në “Përputhen” e as në “Big Brother” dhe se i vjen keq që në Shqipëri ende diskutohen të tilla gjëra.

Ajo merr shembull edhe Kristin, i cili ka qenë pjesë e një programi dashurie si “Love story” dhe thotë se ai nuk është sulmuar për këtë gjë.

 

“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarte edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si TURP eksperienca e saj në Përputhen, si e vetmja “armë” për ta sulmuar kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhi mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet tu vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Përputhen janë të vështira si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata (të krijuara nga vetë konkurrentët) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun të mbërthyer pas ekranit por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton edhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lënë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Përputhen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Përputhen, në kuadër të lojës ose jo.

 

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!”, shkruan Bora.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...