Studentja u dashurua me profesorin, ‘flaka’ 40-vjeçare që lindi nga një shikim

Kujtimi dhe Agroni janë dy shokët e fëmijërisë së Pavlit, por tre miqtë nuk janë takuar prej 40 vjetësh. Ndërkohë, bashkëshortja e Pavlit, Mimoza, gjatë bisedave me stafin e “Ka Një Mesazh Për Ty” i ka përmendur shpesh dhe ka shprehur dëshirën që ky takim të ndodhë.

Kujtimi dhe Agroni gjenden në anën tjetër të studios së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe Mimoza nuk e di që ata do dëgjojnë historinë e saj. Ajo rrëfen për “të dashurin e saj të jetës”, për të cilin shprehet se është shumë e dashuruar. Ndjenjat midis tyre lindën kur Mimoza ishte maturante ndërsa Pavli profesori i saj dhe qe një dashuri me shikim të parë.

Mimoza: Pavli, në 1982 unë mbarova shkollën e mesme, isha viti i fundit, ai mbaroi Akademinë Ushtarake.

Ardit Gjebrea: Ti ishe maturante?

Mimoza: Unë isha maturante, ai u caktua si mësues në shkollën time për të bërë stërvitje ushtarake dhe të them të drejtën, e lanë edhe si tip kujdestari në klasën time. Ditën e parë që erdhi, që na dha mësim i ngula sytë dhe s’po i hiqja, aq u dashurova me të.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri të dashuroheshe?

Mimoza: Ishte shumë xhentil si djalë, shumë simpatik, shoqet e klasës…

Ardit Gjebrea: Nuk ishte pak natyrë e sertë meqenëse ishte ushtarak?

Mimoza: Jo, jo. Më duket mua, ndoshta edhe mund të ketë qenë, por unë siç e pashë atë ditë dhe sot që kam 40 vjet që jetoj me të, e shikoj njësoj.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë the “shoqet e klasës” dhe ta ndërpreva, mos më thuaj që edhe ato u dashuruan me të?

Mimoza: Shoqet e klasës, po shikonin diçka ndërmjet nesh…

Ardit Gjebrea: Thashë se mos e pëlqyen edhe ato Pavlin.

Mimoza: Po shikonin një gjë ndërmjet nesh…

Ardit Gjebrea: Dhe u tërhoqën.

Mimoza: Dhe më thanë “Moza nuk ke gabuar, ec përpara”.

Ardit Gjebrea: Si vazhduat? Po ai u dashurua me ty?

Mimoza: U dashurua më shumë se unë. Fati im ishte që unë ku kisha shtëpinë time të mamasë, 200 metra ishte reparti ushtarak ku Pavli punonte dhe në repartin ushtarak, jepte edhe mësim dhe ishim shumë afër me njëri-tjetrin me shtëpi. Sa më shumë shikoheshim, më shumë dashuroheshim.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti i parë që i shprehët dashurinë njëri-tjetrit?

Mimoza: Më ke prekur pikën e dobët! Ikja në shkollë në mëngjes në orën 07:00, ikja një çikë shpejt. Në kohë vjen Pavli nga reparti dhe po nxitonte dhe më tha mua “Mimoza, unë nesër do iki te prindërit, çfarë përgjigje t’i jap për ty? Ndërmjet ne të dyve ka mbaruar çdo gjë?” I thashë “po, të dua me mish e me shpirt”. Më kapi në qafë dhe që atë ditë… është jeta ime e lumtur./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Nuk do besoni me kë e krahason Olti Curri, Kiarën dhe Luizin (Foto)

Kiara dhe Luiz padyshim janë nga ermat që keni...

Diola Dosti dhe Xhonatani kapen mat, Ronaldo i nxjerr zbuluar: Del fotoja…

Diola dhe Xhonatani gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë...

‘Me apo pa…’, Luana provokon me duar afër zo…

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa...

“Si ta nxorri goja mor Ermal…”, deklarata e turpshme për Luizin po çmend rrjetin

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë...