Rrëfimi i anës së errët të Ermal Mamaqit: Jam torturuar nga mësuesja

Ermal Mamaqi ka kujtuar fëmijërinë e tij gjatë një interviste me Edi Manushin në rubrikën “Galeri”.

Mamaqi ka treguar se kujtimet e tij në lidhje me shkoëlln 8-vjeçare kanë qenë aspak të bukura. Ai kujton dhunën e vazhdueshme që merrte nga mësueset dhe sipas tij kjo ishte një torturë.

Ermal Mamaqi: Nuk kam kujtime të mira nga fëmijëria. Ka pasur një dhunë të përgjithshme. Ka qenë si një vello dhune, ku ti keqtrajtoheshe pa problem. Vetëm për faktin që je i vogël, dikush që ishte më i madh të rrihte, domethënë jemi rritur me këto frazat bjeri. Unë mbaj mend që ishte shumë kollaj të të rrihte mësuesja për çfarëdo lloj gjëje. Ka pasur forma të ndryshme torturash, ka qenë një vizore që të gjuanin me vizore…

Edi Manushi: Mos ke qenë i lëvizshëm ti, problematik?

Ermal Mamaqi: Sigurisht nuk kam qenë nxënësi më i qetë i klasës, por kujtimet e fillores i mbaj mend që kam qenë i trazuar nga kjo pjesa e këtyre mësueseve që të rrihnin. Ka qenë një mësuese që nuk dua t’ja përmend emrin, ka qenë e matematikës, besoj se ka një vend special për të në ferr, po e presin.

Edi Manushi: Do ketë qenë problem ti se s’ka mundësi!

Ermal Mamaqi: Ti nuk je rrahur ndonjëherë nga mësueset e fillores?

Edi Manushi: Jo po bëhem xheloz për drurin, shiko si të ka bërë sot, i suksesshëm në të gjithë fushat.

Ermal Mamaqi ka ardhur me një rrëfim ndryshe në rubrikën “Galeri” tek E Diell, ku ka folur gjatë për fëmijërinë e tij dhe jetën personale.

Ai është kthyer pas në kohë dhe ka treguar momentin, kur pa dijeninë e prindërve e ka djegur vetë provimin për t’u futur në shkollën e mesme për ekonomik, pasi dëshira e tij e madhe ishte të ndiqte Liceun për kanto.

Ermal Mamaqi: Shkova në Ekonomik, e bëra testimin, i dija pyetjet dhe e bëra zero, domethënë i bëra gabim.

Edi Manushi: Ti shkove tek konkursi për shkollën e mesme Ekonomik?

Ermal Mamaqi: Për shkollë të mesme dhe e sabotova. Ngela vetë dhe këtë nuk e dinte asnjë njeri dhe nga ana tjetër, unë përgatitesha për Lice në kanto me hallën time që në atë kohë ka qenë këngëtare e famshme e muzikës klasike në Opera, Fitore Mamaqi. Ndërkohë bëra konkursin në Lice dhe fitova. E vendosa vetë fatin e jetës sime dhe aty filloi sepse e kuptova që unë dua të bëj artistin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...