Mengjesi nis me shperthim me tritol ne nje lokal ne Shkoder

Nje sasi tritoli ka shperthyer ne nje lokal ne Shkoder. Ngjarja ndodhi ne zonen e Fermentimit rreth ores 2:00 te mengjesit. Sasia e tritolit eshte vendosur ne lokalin ne pronesi te shtetasit Fran Kole bucaj, 65 vjeç. Nga shperthimi i lendes eksplozive ka vetem deme materiale. Forcat e policise ndodhen ne vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore. Deri me tani autori mbetet i paidentifikuar ndersa policia po punon per zbulimin e tij. Tritoli eshte vene tek lokal Sebastiani ne Fermentim ne nje ndertese dy kateshe. Ne katin e siperm eshte nje shtepi ne te cilen nuk ndodhej askush sepse pronari i godines jeton ne nje vend tjeter ne Shkoder. Mbeten te paqarta arsyet e vendosjes se tritolit.

 

Nderkohe policia ne komunikaten e tyre zyrtare bejne me dije se:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale). Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...