Kandidati për këshillin bashkiak i Bardh Spahisë i vjedh fjalë për fjalë përshendetjen kandidatit rival

Fushata elektorale në Shkodër ka marrë një vëmendje shumë të madhe mediatike në këto zgjedhje vendore. Kjo jo vetëm për shkak se gara mes dy kandidatëve duket shumë e fortë. Partia Socialiste ka zgjedhur të çojë në Shkodër, atë që në fakt duket se nuk është as politikani e aq më pak socialisti tipik. Benet Beci, padiskutim një nga menaxherët më të mirë në vend, për shkak të aftësive të tij, arriti të punonte jo vetëm me qeverinë Berisha duke drejtuar projektin flamur të saj, atë të rrugëve rurale, por edhe të ishte ndër të paktët drejtues që nuk u përfshinë nga rrokada politike e 2013, e të vijonte punën me qeverinë Rama, për Rilindjen urbane, një program transformues në shumë e shumë qytete të vendit.

Përballë tij, koalicioni i drejtuar nga Ilir Meta, ka sjellë sërsh në garë Bardh Spahinë, kryetarin aktual të Bashkisë, një figurë thellësisht politike, aq sa nga zyrat përballë një lulishteje ku s’vihet dorë prej shumë vitesh, të urojë Finlandën për hyrjen në NATO.

Por përtej kësaj, ajo që bën lajm sot, është mungesa totale jo vetëm e aftësisë, por edhe e etikës së njërit nga mbështetësit e Spahisë, kandidatit për këshillin bashkiak Ardit Behri.
Mbrëmë, ai ka publikuar në faqen e tij në Facebook një status ku tregon pse e ka pranuar ftesën e zotit Spahia për të qenë kandidat për këshilltar. Por ka një problem, ai ka kopjuar në detaje statusin e Rudin Bekës, postuar me datë 1 prill, kur tregonte arsyet pse e pranoi bashkimin me ekipin e zotit Beci.

Rudin Beka është një emër shumë i njohur në Shkodër, i shkolluar jashtë e me aftësi shumë të mira menaxhuese e në marketing. Ai është pedagog në Universitetin e Shkodrës, si dhe zotërues i një biznesi inovativ në rajon. Sigurisht, me të drejtë për shkak të profilit të tij, ai është shprehur se do të kontribuojë për turizmin në qytetin e tij. Po z. Behri? Atë nuk e njeh as Google. Nuk mund të themi asgjë çfarë ka bërë ai, ama dy gjëra janë të sigurta: ka vjedhur statusin e Bekës dhe e ka postuar atë duke e shoqëruar me një foto në plazh. Ndoshta kontributi i tij për turizmin këtë nënkupton: kur të jetë kohë e mirë të shkojë në plazh.

Deshëm miqësisht, t’i kujtonim diçka z. Behri, fushatat e kundërshtarëve politikë duhen ndjekur që të jesh vetë gjithmonë një hap përpara, jo dy hapa pas.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...