“I bëra padrejtësi Flori Mumajesit, nuk ia fal vetes”, Bruno i Big Brother VIP rrëfen pengun më të madh

Këngëtari shqiptar, Bruno Pollogati, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku ku i është përgjigjur pyetjeve të saj pikante.

 

Pasi zbuloi skemën e ndarjes së pikëve në festivalin muzikor ‘Kënga Magjike’, Bruno zbuloi pengun që kishte ndaj Flori Mumajesit.

 

Fillimisht ai tha se artistët i ndanin pikët mes njëri-tjetrit dhe e linin me fjalë përpara se të votonin në publik.

 

Pakujdesia gjatë një momenti të tillë, ka shkaktuar dhe një padrejtësi që ai ndjen se ka bërë ndaj Flori Mumajesit.

 

“Flori i ka dhënë një kontribut të madh muzikës shqiptare dhe unë atë vit harrova që ti jepja pikë. Për mua ai është një gabim që nuk do t`ia fal kurrë vetes. Nuk duhej ta bëja këtë ndaj Florit, nuk më falet”, u shpreh Bruno.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...