Efi, Kiara dhe Bledi në televotim direkt për të shtunën, ja arsyeja

Një nominim ndryshe ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

 

Ndryshe nga çdo herë tjetër ku nominimiet për largimin e banorëve bëheshin në Prime, këtë radhë Vëllai i Madh ka vendosur që nominimet të bëhen një ditë para spektaklit.

 

Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se nesër gjatë Prime-t, përveç televotimin për finalistin e parë, do të ketë dhe një eliminim brenda natës.

 

Banorëve iu është kërkuar që në një letër të shkruajnë dy emra të cilët do të donin të shihnin jashtë shtëpisë së BBVA, ndërkohë në fund të procesit më të votuarit kanë qenë Kiara, Bledi dhe Efi.

 

Të tre këta banorë do të shkojnë në televotim mbrëmjen e nesërme, ku do të jetë publiku që do të vendosë se cili prej tyre do të lërë shtëpinë po nesër.

 

 

SHIKO VIDEON

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...