“Vëllai binjak” i Luiz Ejllit: Po kaloj ditë intensive, taksisti më ngatërroi me të dhe mori në telefon…

Në emisionin “Wake Up”, ka qenë i ftuar Veton Kolaj i cili është një sipërmarrës në Gjakovë, por së fundmi ai i ka hyrë dhe profesionit të aktorit në Portokalli, ku imiton Luiz Ejllin në skenë.

 

I pyetur nga Blendi Salaj se si ndihej ai tani që po imiton Luizin dhe ka kaq ngjashmëri në pamje, Vetoni shprehet se ka një jetë me momente mjaft interesante dhe të bukura.

 

Madje ka treguar edhe një ngjarje që i ka ndodhur rrugës duke ardhur për në emision, ku një taksist e ngatërroi atë me Luizin e vërtetë.

Blendi Salaj: Si po të rri nën lëkurë kjo jetë e re?

 

Veton Kolaj: Kjo jetë që është duke u zhvilluar tani është shumë interesant, shumë e bukur, se kisha imagjinuar ndonjëherë dhe as përjetuar. Janë momente shumë interesante që po ndodhin çdo ditë. Diçka e re, një “story” më e bukur se tjetra.

 

Blendi Salaj: Po çfarë konkretisht se ti ke të mirën që nuk duhet të rrish i burgosur për 140 ditë në shtëpinë e Big Brother, por famën je duke e shijuar jashtë.

 

Veton Kolaj: E fundit fare ishte kur unë u nisa për të ardhur këtu, isha në një taksi me shoqen bashkë dhe ajo i tha taksistit, e njeh ky kush është? Tha shumë i parë, e kam takuar diku tha. Po Luizi. Obobo tha, e mori gocën e vetë në telefon, e di çfarë më ndodhi mua tha? Kam Luizin në shtëpi dhe e nxori Top Channel, Big Brother a është në shtëpi a jam në taksi. Shumë e bukur kjo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...