Efi i thyen vezën në kokë Kristit pas thyerjes së rregullave. Debate të ashpra mes banorëve

Prova e javës që ju është kërkuar banorëve të BBV, ka ngjallur mjaft diskutime midis tyre.

 

Jori gjatë pasdites së sotme ka diskutuar me Qetsorin ku janë përfshirë dhe banorët e tjerë, e ndërsa Efi ka goditur me vezë Kristin.

 

Konkurrentja e BBV Jori ka kërkuar Qetsorit drejtësi të barabartë për të gjithë pasi Kristi ka thyer rregullat

 

“Populli do drejtësi. Ti ke bërë gabim që nuk i ka thyer vezën presidentit”, ka thënë Jori duke iu referuar Kristit, i cili ka rolin e presidentit.

 

Pas thirrjes së Jorit, Efi ka goditur me vezë Kristin, duke u duartrokitur nga konkurrentët.

 

Ky veprim i Efit bëri që Kristi të acarohej dhe të debatonte me të, duke e quajtur atë njeri pa karakter dhe pa identitet. “Jeni të paaftë, S’dini të bëni debat dhe veproni kështu”.

 

Pas Kristit ka reaguar dhe Kiara ku është munduar të qetësoj situatën, duke ju drejtuar Efit. “Pse i gjuajte aq fort, ai nuk e pranon këtë gjë”.

 

Dhe më pas ajo i ka kërkuar Kristit ta marri më me sportivitet këtë situatë. Pas debatit me banorët Kristi ka qëndruar i vetëm gjatë pishinës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...