Marin Orhanasi: Luizin e kam çun lagjeje, e njoh, është rrugaç i …

Luiz Ejlli është kthyer pa diskutim në një fenomen, teksa fama e tij i ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Ai është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer e më të komentuar, teksa këngëtari është kthyer në personazh edhe në emisionet e humorit.

 

Marin Orhanasi, aktori i Portokallisë i cili e imiton Luizin çdo të diel në programin e humorit ka treguar së fundmi sekrete nga ‘të imituarit’ e këngëtarit. Në një intervistë për emisionin ‘Shqipëria Live’, Marini ka treguar se Luizin e njeh sepse e ka çun lagjieje, ndërsa tha se këngëtari është një personazh shumë simpatik.

 

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Ka qenë e bukur ta imitosh por a ka qenë e vështirë ta bësh?

 

Marin Orhanasi: Përgjithësisht… Unë Luizin e kam çun lagjie banojmë shumë afër e njoh nga larg. Por ideja është personalitet shumë simpatik në tërësi jo vetëm në “Big Brother” por edhe në përgjithësi me qëndrimin e tij, siç e quaj unë një rrugaç i bukur, që di nga gjithçka dhe të kthen përgjigje nga gjithçka.

 

Nga një anë duhet falënderuar sepse i ka treguar syrit të publikut që ka dhe djem të tillë që i ka në bërë të gjitha në jetë në kuptimin më të mirë të fjalës pra ka qënë çdo kund dhe do jetë çdo kund”- tha Marin Orhanasi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...