“Ka menduar ndarjen”, Arjan Konomi: Pse Luizi nuk ka përmendur në këngë emrin e …?

Opinionisti Arjan Konomi, e sheh me dyshim këngën “Me ty” të Luiz Ejllit dedikuar Kiarës, pasi në tekst nuk është përmendur emri i moderatores.

 

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Konomi tha se i ka bërë përshtypje që një këngë dedikuar të dashurës, nuk përmend emrin e saj dhe mbase këngëtari ka menduar ndarjen.

 

Me nota humori, Arjani solli në vëmendje konkurrentin e ‘Përputhen’, Mevlanin, i cili pas ndarjes fshiu këngën në Youtube, ku kishte përmendur emrin e vajzës që donte.

 

“Më bëri përshtypje se e dëgjova me vëmendje kur doli kënga. Mund të ketë vërejtje por kuptohet si është regjistruar e realizuar, nuk janë kushtet optimale. Por prisja një këngë kushtuar dashurisë dhe të dashurës nuk përmendte emrin e Kiarës. Mendova mos e shikon si të mundshme një ndarje të afërt sapo të dalë, pastaj si Mevlani që iu desh ta fshinte pastaj nga Youtube. Ai e do, por për një arsye apo një tjetër nuk ka nevojë ta fshijë nga Youtubve edhe nëse ndahen dhe kënga mbetet”,– tha opinionisti Arjan Konomi.

 

Luizi i ka dedikuar një këngë Kiarës, e cila titullohet “Me ty”, ku me ndihmën e produksionit të “BBV2” dhe producentit Elgit Doda, kjo këngë u realizua shumë shpejt madje dhe është publikuar në platformën You Tube dhe kudo në rrjete sociale.

Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë dhe më tani “Me ty” ka kaluar 11 milionë klikime në You Tube.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...

Supa Fantastike që Nxit Rënien nga Pesha

Ushqyerja e shëndetshme dhe rënia nga pesha janë të...