“Plakat e Prillit” s’do na lënë rehat, si lindi legjenda dhe cili version duhet të besohet?

Pavarësisht se për shumë prej jush mund të duket thjesht një mit, koha ka treguar se “Plakat e prillit” kanë qenë te vërteta.

 

Në çdo periudhë mes 25 marsit dhe 25 prillit, pavarësisht se jemi në stinën e pranverës, i gjithë vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe nga ulja e temperaturave. Por si është legjenda e “Plakave të prillit”? Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.

 

Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”. Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”.

 

Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb. Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”. Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.

 

Në ditët e sotme qarkullojnë edhe dy versione të tjera të legjendës: “Plakat e prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë. Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen. Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

 

Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin: na marsh të keqen mars kaçeli”… Këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.  Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut. Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...