“Luizi pa shtëpi dhe pa punë”, Kiara flet pas daljes nga BBV: E kam dashuruar brenda burgut, pa asgjë

Një ditë pas një nominimit “kokë më kokë” me Oltën, e cila edhe solli largimin nga shtëpia e BBV2, Kiara ka folur në ldihje me përjetimet dhe emocionet e përballjes me realitetin.

 

Përballë Megi Pojanit, Ronaldo Sharkës, Estela Ujkës dhe Eni Shehut, Kiara i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Ashtu siç pritej, fokusi ishte te marrëdhënia e saj me Luizin. E pyetur se nëse e kishte imagjinuar jehonën dhe numrin e madh të fansave që ka fituar Luizi jashtë shtëpisë së Big Brother, ajo tha se nuk e priste në këto përmasa.

 

“E dija që kishte krijuar popullaritet për shkak të dronave që kishin ardhur, por jo në këto përpasa. Nuk e dija që kishte pasur edhe një protestë për të. Ai e meriton plotësisht adhurimin dhe pëlqimin nga publiku”, tha Kiara. Një pyetje që iu shfaq Kiarës ishte se a do ta pranojë Luizin i cili ka deklaruar se është pa shtëpi dhe pa punë.

 

“Ditën e parë në BBV Luizi ka hyrë me një valixhe dhe ka thënë unë vetëm këtë kam. Nuk kam asgjë jashtë. Une e kam dashuruar atë njeri brenda një burgu, pa patur asgjë, e kam dashuruar me gjithë shpirt”, deklaroi Kiara Tito.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...