Flori Mumajesi e surprizoi duke i bërë një kërkesë të cilës Aurela Gaçe nuk mund t’i thoshte “jo”

E ftuar në “E diell” ishte artistja e njohur Aurela Gaçe. Në rubrikën “Qysh e don shoqnia”, përballë Ervin Kurtit dhe kolegëve të tjerë të saj, Aurela foli në veçanti për festivalin operistik “Marie Kraja”.

 

E momenti më i veçantë i kësaj bisede mes artistëve, ishte surpriza për Aurelën. Miku i saj, artisti shumë i dashur jo vetëm për të por edhe për publikun, Flori Mumajesi e surprizoi në mënyrën më të veçantë.

 

Përmes një audio-mesazhi, teksa shpreh të gjithë vlerësimin për Aurelën, ai i bën një kërkesë: të këndojë live në studio këngën e saj “Të dua”. Kjo është një ndër të preferuarat e Florit, i cili ka realizuar edhe një version cover të këngës, të kënduar nga vetë ai. Madje Flori tregoi edhe një histori, ku këtë këngë e kishte kënduar teksa mbante një fjalim në një dasmë. E emocionuar, Aurela nuk mund t’i thoshte “jo” kësaj lutje të Florit. Duke kënduar refrenin e këtij hiti, artistja jo vetëm që emicionoi të pranishmit në studio, por edhe të gjithëve ne që e pamë përmes ekranit.

 

Aurela dhe Flori ruajnë një shoqëri shumëvjeçare së bashku, duke bashkëpunuar edhe në aspektin profesional. Artistja u shpreh se respekti dhe dashuria mes tyre ka qenë dhe është e dyanshme. Sa momente të bukura kur dy artistë të tillë, mbështesin me pastërti artin dhe punën e njëri-tjetrit!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...