Këngëtarja e njohur publikon fotografi të rralla të para 20 viteve me Luiz Ejllin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në vendlindje.

 

Ajo ka shfrytëzuar rastin që të çmallet me familjarët e saj dhe shoqërinë në Prishtinë, gjersa duke qenë në shtëpinë e vendlindjes, nuk ka hezituar që të shfletojë edhe arkivat. Më saktësisht, këngëtarja Luma ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga Revista “Trendy” e vitit 2004.

 

Në kopertinë ndodheshin yjet e atëhershëm të spektaklit të talenteve “Ethet e së premtes”, që tashmë janë emra të njohur të tregut muzikor shqiptar.

 

“E more Luiz, na ktheve 20 vjet mbrapa”, ka shkruar Vesa në një fotografi, ku shihej bashkë me Rona Nishliun, Teuta Kurtin dhe fenomenin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin.

 

Për këtë të fundit, ajo ka publikuar edhe “pasaportën” që i ishte dedikuar në një prej faqeve të revistës, ku tregoheshin detaje rreth karakterit të tij. Luizi e ka nisur karrierën në “Ethet e së premtes”, për të vazhduar më pas në Festivalin e RTSh-së në dhjetor të vitit 2005, ku u shpall fitues dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006”.

 

Si Luizi, ashtu edhe Vesa, Rona dhe Teuta janë emra të njohur të muzikës shqiptare, që ndër vite janë vlerësuar me çmime të rëndësishme në festivale dhe kompeticione të muzikës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...

Supa Fantastike që Nxit Rënien nga Pesha

Ushqyerja e shëndetshme dhe rënia nga pesha janë të...