PSD mbështet Benet Becin, Tom Doshi: Shkodra 30 vite peng i PD, Beci njeri vizionar me projekte për Shkodrën

Partia Social Demokrate mbështet kandidaturën e Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Benet Becin në zgjedhjet e 14 Majit. Kryetari i kësaj partie Tom Doshi dhe deputetja Meri Markiqi, e deklaruan këtë qëndrim në një takim me strukturat e kësaj partie në Njesinë Administrative Postribë, nga ku i bënë thirrje elektoratit dhe të gjithë zgjedhësve të Shkodrës që të votojnë për Benet Becin.

Sot ju kam ftuar që t’jua bëj të qartë të gjithë Shkodrës që unë jam në mbështetje të Benet Becit. Shkodra ka 30 vite që është peng i PD. Benet Beci vjen me projekte për zhvillimin e Shkodrës. Lufta politike e ka lënë Shkodrën shumë prapa. Unë Benet Becin e mbështes dhe do të punoj si për vete“- u shpreh Tom Doshi

Të pranishëm në këtë takim edhe struktura të Partisë Socialiste të Shtabit të saj elektoral, të cilët theksuan rëndësinë e këtij bashkimi për ti dhënë Shkodrës me 14 maj njeriun e aftë dhe vizionar për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve, Benet Becin.

PS dhe forcat e tjera politike në mbështetje të Benet Becit me strukturat e tyre do të koordinojnë bashkarisht gjithçka që ka të bëjë me organizimin dhe zhvillimin e një fushate elektorale dinjitoze dhe të suksesshme për të garantuar fitoren me 14 maj.

 

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME