Pasi u eleminua nga ‘Big Brother VIP Albania’, Maestro i del në krah Luizit: Gjesti me Kiarën nuk mund të quhet dhunë!

Incidenti gjatë Primes së BBV2 mbrëmjen e kësaj të shtune, ku në një moment kur Kiara i ka bërë me shenjë Luizit të jetë më i moderuar në argumenta dhe ky i fundit e ka stopuar me dorë, është komentuar edhe nga panelistët e “Fun Club” mesditën e sotme.

 

Për panelistët, por edhe konkurrentin e fundit të dalë nga Shtëpia më e famshme, Armaldo Kllogjeri, ky gjest në dukje i tepruar dhe interpretuar si dhunë, nuk është gjë tjetër se sa një reagim i Luizit i bezdisur, çka mund t’i ndodh kujtdo në jetën normale.

 

Armaldo: Unë e mendoj si një bezdisje, jo dhunë, duhet të gjejë një mënyrë tjetër jo atë, se ajo mund të jetë pak acaruese, ajo tek lavamani është një situatë krejt ndryshe, e vazhdueshme. Ne jemi në makinë dhe largohu njëçik ta marr…

 

Kiara është gjithë kohës aty, dhe është gjithmonë në tension. Dhe duke parë se Luizi bën një lojë të fuqishme, madje gati-gati të rëndë, Kiara është vendosur deri diku edhe në rolin e avokatit. “Shiko, mos e bëj…”, por Luizi ka shkuar për lojë aty, nuk mund të bëjë një lojë që nuk do t’i lejonte të fitonte Big Brother.

Arditi: Është e tepruar të quhet dhunë.

 

Aulona: Ajo nuk është një gjë e bukur për t’u parë kur shihet vetëm momenti, nuk më duket dhunë, se edhe Kirara thotë që nuk dua të diskutohet pse ti japin rëndësi, njerëzit që nuk e simpatizojnë e thonë që është dhunë. Nuk mund të shohësh dy momente në 80 ditë qëndrim, këto të dyja nuk mund ta eklipsojnë gjithë këto tjerat, ai ka gjëra shumë më të mëdhaja se sa dy episode.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...