Frederik Ndoci: Shkodra dhe njerezit nëse nuk e votojnë Benet Becin, nuk fitojnë asgjë në stoicizmin moçalor që e ka kapluar

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Partisë Socialiste Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në një reagim të tijin, ai thotë se, Shkodra dhe njerezit që kanë të drejtën e votës, nëse nuk e votojnë Benet Becin, nuk fitojnë asgjë në stoicizmin moçalor që e ka kapluar.

“Gjithçka me perspektivë pozitive në shumanshmëri. Shkodra dhe njerezit që kanë të drejtën e votës, nëse nuk e votojnë Benet Becin, nuk fitojnë asgjë në stoicizmin moçalor që e ka kapluar.

Zgjuarësi është të jesh i zgjuar dhe të kuptosh se çfarë humb kur nuk ke çfarë humb më shumë që dëshirat për të kundërshtuar të ardhmen tande barazohen me krenarinë don kishoteske të stoicizmit me kenë komunist i ndershëm dhe komunist stoik. Me sa di un Rama, nuk ka kenë komunist pavarësisht se sot është lideri i një grupi që ndryshon nga grupi që mendon se ish- komunisti (që shpartalloi PD-në dhe tashma i shpartalluar) që kur iu ba thirrja, lëshoi përdhe teserën vetëm kur i bëri thirrje partia dhe jo se ia tha mendja dhe zemra ndonjëherë, ai s’do ta bënte kurrë po të mos i jepte urdhër Ramizi.

Korrupsioni nuk mund të vlerësohet vetëm nga opozita. USA e ka nji arësye që jep urdhëra gjyqësor për shpallje “non grata”. Unë due ma shumë Shkodrën se sa gjith grup- politikat. Sot për sot vlerësoj grupin që Shkodra nuk e pat shans (që prej viteve 1990) me e kuptu se si do të lulëzonte nëse dikush do ta shpjegonte se çfarë është rotacioni i domosdoshëm demokratik dhe se këmbëngulja e nji grupi njerëzish për me kenë qytet pd-ist, bën që sot të krahasohet Shkodra nga ana e zhvillimit për 30 vjet, me Gramshin ose me Rrëshenin, që janë sa nji lagje e Shkodrës.

As nuk ma ndjen që gjysma e shkodranëve, përfshi edhe babën tem që asht i sëmurë me sëmundjen patalogjike militant- vazhdimësi e luftës së klasave, do më kritikojnë.

Unë due vendlindjen dhe kushdo që ka dëshira që të bëjë diçka ma shumë se tërë vitet opozitë që arriti zhvillimi mikroskopik që bani Shkodra dhe individi me buxhetin e vet personal, imagjino të kishte mbështetje si Vlora, si Durresi, si Korça etj.

Merrni dhe krahasoni Kavajën demokrate dhe Kavajën e zhvilluar tash 10 vite që provoi rotacionin demokratik. Në emër të ardhmërisë për Shkodrën.-shkruan Frederik Ndoci.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...