Bashkia nuk i menaxhon dot, Rrugët e periferive “pushtohen” nga mbetjet inerte dhe urbane

Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe inerte vijon të mbetet një problem pa zgjidhje. U mjaftuan me ndërtimin që lidh rrugën Tepe-Ajasëm që më pas institucionet përgjegjëse ta lënë në harresë këtë segment ndër investimet më të fundit infrastrukturore në Shkodër. Çdo dite ne kete rruge hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh te ndryshme.

Pamjet flasin qarte se si apelet ndaj institucioneve vijojne te bien ne vesh te shurdhet sepse gjendja sa vjen e rëndohet.Persona të ndryshëm shkarkojnë sistematikisht dhera, mbetje të ngurta apo materiale të tjera ndërtimi në këtë zonë duke sjellë një skandal.Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin ambjentin duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshem janë përballur me ligjin. Statistikat për Shkodrën janë të frikshme, sipas studimeve në një vit në natyre derdhen rreth 600 ton mbeturina.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shenjat e Horoskopit që martohen në moshë të re

Ka disa shenja që janë alergjikë ndaj martesës dhe...

“Mami, nuk ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

Pas 16 vjetësh martesë, në vitin 2019 Silvana vendos...