Sorollatjet e pacientëve nga një spital në tjetrin/ E sëmura priti 4 orë në ambulancë, pas një jave humb jetën

Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ku me letër rekomandimi ishte nisur me urgjencë nga Spitali Elbasan për t’u shtruan tek Onkologjiku Tiranë.

 

Por ju deshën plot 4 orë pritje në ambulancën që vërtitej sa në Urgjencën e QSUT e sa tek Onkologjiku për t’u shtruar. Kjo pasi Onkologjiku e përcjell tek Urgjenca, e kjo e fundit nuk e pranon pasi është për tek Onkologjiku. Gjendja e pacientes ishte tepër e rënduar sa një javë më pas humbi jetën.

 

Ishte ora 09:30 kur ambulanca e nisur nga Elbasani mbërrin në urgjencën e QSUT dhe vetëm në ora 13:30 është bërë e mundur shtrimi i pacientes në pavion. Gjithë këtë kohë e sëmura rëndë ka qëndruar në ambulancë pa marrë asnjë lloj shërbimi.

Familjarët telefonuan Fiks Fare për këtë çfarë po ndodhte me të afërmen e tyre, dhe pas ca kohësh që grupi i xhirimit mbërrit atje e gjetën ende të sëmurën në ambulancë. Kjo sepse Onkologjiku i kishte drejtuar tek urgjenca si institucioni nga ku bëheshin shtrimet, ndërkohë që urgjenca nuk e pranonte si rast, pasi ishte për tek Onkologjiku me rekomandim.

 

Familjarët dhe infermierja e ambulancës pohojnë se janë nisur me urgjencë nga Elbasani me rekomandimin dhe epikrizën për t’u shtruar tek Onkologjiku. Ashtu bën , por Onkologjiku i drejtoi tek urgjenca e më pas të bëhej shtrimi. Dhe këtu filloi kalvari prej 4 orësh i pacientes që ishte me urgjencë.

Mjeku roje i urgjencës nuk e shtronte dhe nuk e prekte se thoshte që pacientja nuk ishte për tek ta , por për Onkologjik. Pas shumë debatesh midis të afërmve dhe mjekut më në fund u thirr një mjeke e Onkologjikut . Të dy mjekët debaduan gjatë duke ia hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit. Pasiv nuk mund të rrinin as të afërmit të cilët shihnin sesi kishte mbetur në ambulancë familjari i tyre. nga situata e nxehtë që u krijua siguria e urgjencës i nxjerr jashtë duke përdorur forcën.

 

Më pas mjekja e Onkologjikut u thotë familjarëve ta çonin tek Onkologjiku se do e shtronte ajo. Pasi kishin kaluar pothuajse 4 orë që e sëmura dergjej në ambulancë me të drejtë të afërmit e pyesin se a është normale kjo gjë. Mjekja pohoi se jo. Por edhe kur mbërrin pacientja tek Onkologjiku sërish sorollatet sa në dhomë e sa në pavion, pasi mjekja që duhet ta shtronte u fut në konsultë.

Pas një jave e shtruan në spital pacientja humb jetën, duke treguar edhe njëherë sesa i rëndë ishte rasti i saj. Por që askush nga bluzat e bardha s’e mori parasysh duke e lënë 4 orë në pritje në ambulancë për të marr shërbimin spitalor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...