Merret vendimi! Këto janë rregullat e reja qe çdo shofer duhet t’i dijë

Kuvendi i Shqipërisë votoi dje me shumicë votash ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të kaluara me votat e mazhorancës dhe opozitës, pasi një pjesë e tyre ishin propozuar dhe nga Partia Demokratike.

 

Bie në sy një natyrë pozitive e tyre, për uljen e masës së gjobave, heqjen e policëve nga rruga dhe disa ndryshime për lejen e drejtimit (patentën). Më poshtë, disa prej ndryshime të miratuara dje në Kuvend:

 

Shpejtësia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete jo me shume se 130 km/ore sipas standardeve europiane.

Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

 

Për të gjithë qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite që është aktualisht.

 

Heqja e shërbimeve postblloqeve në të gjitha akset kombëtare.

Nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje.

Është kërkuar që 50% e parkimeve të jetë pa pagesë

 

Mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifik, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55KW/ton! Për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 ton KW/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.

Qytetarëve të cilëve iu është anuluar leja e drejtimit shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, drejtpërdrejtë dhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

 

Gjithashtu, janë parashikuar dhe disa ndryshime të tjera për lejet e drejtimit, afati për rinovimin e tyre dhe konvertimi për përdorim jashtë vendit, si zgjatjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për instruktorët e Autoshkollave.

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: AM,A1, A2, A, B1, B dhe BE

 

Ishte

Çdo 10 vite deri 50 vjeç
Çdo 5 vite, mbi 50 vjeç
Çdo 3 vite mbi 70 vjeç
Bëhet

Çdo 15 vite deri 70 vjeç

Mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: C1, C1E, C, CE

 

Ishte

Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
Çdo 2 vite, mbi 65-vjeç
Bëhet

Çdo 5 vite, deri 70-vjeç (për personat mbi 65-vjeç vetëm për mjetet deri në 20 ton)
Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: D1, D1E, D dhe DE

 

Ishte

Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
Çdo 3 vite mbi 65-vjeç
Bëhet

Çdo 5 vite deri në 70-vjeç, për personat mbi 65 vjeç lëshohet vetëm, për drejtimin e mjeteve të kategorisë B dhe BE për taksi dhe transport udhëtarësh me mjet 8+1

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Nuk do besoni me kë e krahason Olti Curri, Kiarën dhe Luizin (Foto)

Kiara dhe Luiz padyshim janë nga ermat që keni...

Diola Dosti dhe Xhonatani kapen mat, Ronaldo i nxjerr zbuluar: Del fotoja…

Diola dhe Xhonatani gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë...

‘Me apo pa…’, Luana provokon me duar afër zo…

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po punon pa...

“Si ta nxorri goja mor Ermal…”, deklarata e turpshme për Luizin po çmend rrjetin

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë...