Çfarë ndodhi? Luizi “kërcënon” me largimin e tij nga BBVIP nëse…

Luiz Ejlli ka deklaruar më shumë se një herë, se qëndrimi i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” varet nga Kiara Tito. Me pak fjalë, nëse eliminohet moderatorja, edhe ai do të largohet me të.

 

Këtë bisedë, këngëtari i njohur e bëri dje me Olta Gixharin dhe Armaldo Kllogjerin, të cilët nuk i besuan dhe e cilësuan deklaratën e tij si “presion” për publikun që të mos nxjerrin Kiarën nga shtëpia.

 

Aktorja u shpreh mes të tjerash se në rast se do i jepet mundësia e Kutisë së Pandorës, Kiara-Luiz-Qetsor, mund të jetë një nga kombinimet e saj për nominim. Ajo u shpreh e bindur se del moderatorja, gjë që u kundërshtua nga Luizi.

 

“Unë të siguroj që nëse dal unë, del edhe Kiara direkt pas meje. E lë vetë lojën. Nuk ka lidhje përballimi i lojës, unë e kam thënë që luaj me shpirt, ajo më jep forcë. Unë nëse shkoj në finale, ose shkoj me Kiarën ose nuk shkoj fare. Nëse del Kiara, unë heq dorë direkt. Nëse del Kiara që nesër, dal edhe unë. Po të bëj be Për Zotin e Madh”, tha Luizi.

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME