SHKODËR/ Nëna lihet në burg për një gjobë dhe detyrohet të lërë vetëm djalin 8 ditësh, bashkëshorti: Erdhën e arrestuan pa asnjë lajmërim

Një shtetas nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër, ka denoncuar në media rastin e arrestimit të bashkëshortes së tij për një gjobë. Bëhet fjalë për shtetasin Naim Bahçja, i cili prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur.

 

Bashkëshortja e Naimit, Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh të reja duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

 

Naim Bahçja thotë se bashkëshortja e tij u arrestua një javë më parë kur djali i saj ishte vetëm 8 ditësh, i porsalindur pa pasur asnjë dijeni as për gjobën e vendosur para tre vitesh dhe as për vendimin e dënimit me burg.

 

Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon se e ka braktisur vajzën e saj. Në një bisedë telefonike nga burgu i grave në Tiranë, e dënuara thotë se ish-bashkëshorti pasi e ka keqtrajtuar e ka nxjerrë nga shtëpia duke mos ia lënë as vajzën.

 

Aktualisht për djalin që sapo ka mbushur dy javë nga momenti i lindjes kujdeset babai Naimi dhe mbesa e tij 11 vjeçe duke treguar se e kanë shumë të vështirë qoftë për ushqyerjen, por edhe për përkujdesjen ndaj foshnjës.

 

Apeli i 28-vjeçarit është që bashkëshortja e tij të lirohet sa më parë dhe të kthehet tek fëmija i porsalindur ndërsa tregon se është i gatshëm që të marrë edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë.

 

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. Është e paqartë se cila është historia mes këtij ish-çifti dhe përse nëna nuk e ka marrë vajzën nga martesa e parë apo se çfarë ka vendosur gjykata për këtë rast.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...