“Jo për fajin tim, nuk kam çfarë të bëj”/ Produksioni ia arrin qëllimit, bën Luizin të besojë se nuk do ta fitojë kurrë BBVA

Luizi ka qenë gjithnjë i bindur se do të jetë fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, qysh në javët e para të programit e deri tani. Mirëpo, në diskutimet e tij të fundit ai ka patur një ndryshim 360 gradë.

 

Pas ditës së djeshme këngëtari është shprehur i bindur se nuk ka për t’a fituar çmimin e madh, e kjo jo për faj të tij. Në një bisedim me Fotininë dhe Kiarën, Luizi është shprehur se: “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ja jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

 

Një diskutim i tillë ka vazhduar edhe me Kiarën në dhomën e gjumit, së cilës i ka thënë: “Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”– tha Luizi. Mirëpo, çfarë e bëri Luizin të ndryshojë mendim brenda një kohe të shkurtër?

 

Nëse bëjmë një analizë të gjithë situatave, dalim në konkluzionin se produksioni ia ka ndryshuar mendimin këngëtarit. Kujtojmë se gjatë gjithë kohës në rrjet është përfolur se Olta është e favorizuara e produksionit dhe se do të shpallet fituesja e çmimit të madh, mirëpo për këtë duhet që publiku të fillojë ta pëlqejë dhe të krijohen situata për ta favorizuar, pasi siç shihet është më pak e preferuara.

 

Dy ditë më parë ajo ishte çift me Luizin në lojën siameze, për të cilën këngëtari tregoi se iu dha urdhër i prerë në dhomë të rrëfimit mos ta prishte lojën. Ndërsa nga ana tjetër, gjatë kësaj loje Olta ka marrë lëvdata dhe komente të shumta nga publiku për përkujdesjen që tregoi ndaj Luizit si dhe për kiminë që ka mes tyre, duke ia rregulluar kështu imazhi para publikut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...