Banorët e lagjes “Mark Lula”: I dhamë votën, por bashkia nuk na asfalton rrugën

Disa familje në rrugën “Suka e Kunorës” në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës vijojnë të vuajnë nga mungesa e infrastrukturës. Nuk janë më shumë se 300 metër rrugë në të cilën çdo ditë kalojnë fëmijë dhe të moshuar mes gropave me ujë, por edhe pluhurit gjatë verës. Banorët tregojnë se kjo rrugë është lënë në harresë prej 30 vitesh.

Banorët tregojnë se asfaltimi i kësaj rruge është premtuar disa herë, por bashkia Shkodër ende nuk ka marrë asnjë masë konkrete.

Pavarësisht thirrjeve të përvitshme nga banorët për asfaltimin e rrugës, duket se bashkia Shkodër nuk e ka në objektivat e saj rikonstruksionin e kësaj rruge të shkurtër por me shumë rëndësi për familjet që jetojnë atje.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...