Përmirësim rrënjësor i rrjetit të furnizimit me energji, Beci: Investimet në këtë sektor do jenë prioritet

Për 1500 abonentë të OSHEE ne hyrje të Shkodrës, zona tek lagjja “Liria”, do të ketë një përmirësim rrënjësor në furnizimin me energji elektrike, kjo për shkak të zëvëndësimit të rrjetit ajror të shpërndarjes së energjisë elektrike 6 kv me kabllo tokësore 20 kv.

Gjithashtu kjo zonë me këtë ndryshim shkëputet nga linja e furnizimit të Zogajt, duke krijuar shumë garanci në furnizimin me energji elektrike të njesive turistike brigjeve të Liqenit të Shkodrës. Pjesë e këtij investimi është edhe rikonstruksioni i kabinës elektrike dhe instalimi i paisjeve të reja. Ecuria e deritanishme e punimeve u ndoq edhe nga deputetët e Shkodrës Agron Çela dhe Benet Beci.

Deputeti Beci theksoi se investimet për fuqizimin e mëtejshëm të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike janë prioritet për rajonin e Shkodrës.

Ndërkohë qytetarët e lagjes “Liria” vlerësojnë këtë investim mjaft të dobishëm pasi prej 30 vitesh kanë vuajtur nga defekte të shpeshta.

Sipas specialistëve të OSHEE në Shkodër, investimi është në përfundim dhe brenda 24 orësh hyn në funksion si lidhja kabllore 20 kv nëntokësore, ashtu edhe kabina me paisjet e reja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...