Festivali i Artit të Rrugës në Shkodër/ Lagjia “Perash” u transformua me murale, grafite dhe instalacione

Nga Mario Gjini

 

Për dy ditë me radhë, rreth 28 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u bënë pjesë e “Shkodra Street Art Fest” përndryshe Festivali i Artit të Rrugës, i pari në llojin e tij në vendin tonë ndërsa një pjesë e pallateve të lagjes së Perashit u bënë epiqendra e punës së tyre përmes muraleve, fotografive, grafiteve dhe instalacioneve shumëngjyrëshe.

 

Organizatorët thonë se “Shkodra Street Art Festival” synon që në të ardhmen të kthehet në traditë të përvitshme ndërsa qëllimi i tij është ndërveprimi komunitar përmes rikonceptualizimit të hapësirave urbane.

 

Festivali ishte një mundësi e mirë edhe për artistët pjesëmarrës për të shfaqur artin e tyre përmes punimeve të realizuara.Në përfundim të festivalit, juria përzgjodhi punimet më të mira duke i vlerësuar me çmime ku të parin e fitoi artisti nga Prishtina Taulant Qerkini.Festivali i Artit të Rrugës pati mbështetjen edhe të ambasadës britanike në vendin tonë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodër: Digjet kabulli në kabinën elektrike në rrugën “28 Nëntori”

Një incident u regjistrua sot në pedonalen e Shkodrës,...

Zbardhet vjedhja e 100 mije € ne Shkoder, ja kush ishin autoret…

Policia e Shkodrws ka zbardhur ngjarjen në lagjen...

Të dashuruar si ditën e parë ! – Çifti Bardhyl dhe Dhurata Hysa janë prej 37 viteve bashkë

Dashuria është ndjenja më fisnike e zemrës! Është ajo ndjenjë...