Fermeri nga Shkodra ankohet se nuk ka treg/ Urim Seferi: Prodhimi po shkon dëm

Nga Mirsad Rakaj

 

Urim Seferi nga fshati Melgushë i Shkodrës disponon rreth 3 dynym sera dhe 5 dynym tokë të cilat i ka mbjellë me frutikultura te ndryshme dhe perime.

 

47 vjecari synon që të shtojë sipërfaqet me sera në prodhimin e perimeve të freskëta por për shkak të cmimit të ulët në treg një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me sallatë ka nisur që të kalbet. Përvec çmimeve të ulëta kostos i shtohet edhe mungesa e pikave të grumbullimit të perimeve thotë 47 vjecari.

 

Fermeri nga fshati Melgushë kërkon mbështjen nga shteti me subvencione të farërave, pesticideve dhe materialeve për ndërtimin e serave me standarte. Ato që ai disponon janë të ndërtuara 20 vite më parë dhe nuk i plotësojnë standartet që kërkohen nga Ministria e Bujqësisë.

 

Janë rreth 500 dynym sera në këtë fshat, ku shumë prej pronarëve nuk kanë likuiduar kreditë e marra për ndërtimin e tyre . Ata kanë punësuar banorë të zonës të cilët merren me mbjedhjen, tregëtimin dhe vjeljen e prodhimeve.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...