Beci takim me drejtues e punonjës të OSHEE: Ndërhyrje tek Bexhisteni dhe Dobraç për furnizim më të mirë me energji elektrike

Deputeti i Partisë Socialiste Benet Beci ka zhvilluar një takim me drejtues dhe punonjës të OSHEE për të ndjekur nga afër ndërhyrjet në Bexhisten dhe Dobraç. Ndërhyrjet në këto zona do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Sot me drejtues e punonjës së Oshee për të ndjekur nga afër ndërhyrjet në Bexhisten dhe Dobraç.

Në Bexhisten do të stakohet linja ajrore 6 kv për të kaluar në një linjë kabllore 20 kv. Ky zëvendësim përmirëson cilësinë e furnizimit duke minimizuar stakimet e energjisë. Afërsisht janë 450 abonentë familjarë që përfitojnë nga kjo ndërhyrje.

Ndërsa në Dobraç po ndërtohet një kabinë e re tip box, e cila do të lidhet me linjë 20 kv. Deri tani furnizimi në këtë zonë është bërë me linjë ajrore 6 kv, në gjendje të amortizuar. Gjithashtu do të bëhet zhvillimi i rrjetit me kabllo me vetëmbajtje ABC. Përfitues në këtë zonë janë rreth 220 abonentë.

Ditë pozitive me rezultate konkrete e shtrëngime duarsh me banorë e njerëz të punës!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shenjat e Horoskopit që martohen në moshë të re

Ka disa shenja që janë alergjikë ndaj martesës dhe...

“Mami, nuk ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

Pas 16 vjetësh martesë, në vitin 2019 Silvana vendos...