Motra e Oltës vazhdon t’i bierë fyllit në një vrimë: Kiara kërcen me këngët e Butrintit duke patur të dashurin aty

Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit ka komentuar sërish ditën e sotme deklaratën e saj se çifti Luiz dhe Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë shtëpisë së Big Brother Vip dhe ajo edhe sot duket se ka të njëjtin mendim.

 

E ftuar në emisionin “E diell”, Gerta Gixhari e ka konsideruar si të turpshme veprimin e Kiarës që kërcen me këngët e ish të dashurit të saj Butrint Imeri në një vend ku ka dhe të dashurin e saj Luizin.

 

“Unë kam të drejtë të mendoj që lidhja Luiz edhe Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë shtëpisë. Dhe është e drejta ime ta them sepse ato kanë shkuar aty për të ekspozuar jetën e tyre dhe unë kam shumë të drejtë, sepse ato kanë pranuar ta nxjerrin jetën e tyre në vitrinë.

 

Ashtu siç gjykohet dhe jeta e motrës time dhe unë do gjykoj edhe jetën e Luizit dhe të Kiarës dhe prap jam i bindur që Luiz-Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë sepse Kiara sa vihen këngët e Butrinti fillon e kërcen brenda shtëpisë.

 

Ça të duket ty kjo? Duke patur të dashurin aty dhe unë të kërcej më këngët e ish të dashurit? Por më e turpshme se kjo nuk ka. Kjo është shumë e turpshme.”-u shpreh Gerta Gixhari.

 

“Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundëvrihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, shtoi Gerta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...