Luizi nuk ia fal Jorit: “Kam qejf të shoh të lumtur, do i kërkoj Vëllait të Madh, Butrintin për ty”

Jori Delli dhe Luiz Ejlli dukej se po krijonin një miqësi të bukur me njëri-tjetrin. Por pa kaluar shumë ditë, duket se kjo miqësi po prishet.

 

Luizi i ka thënë Jorit se për të nuk është më mikja e tij dhe se do ta eliminojë nga shtëpia, kjo pasi ai nuk ia fal dot gabimet që ajo ka bërë. Gabimi i parë për të ishte që bëri pjesë edhe Luizit tek një shaka që u bëri banorëve të tjerë dhe i dyti që përmendi ish-të dashurin e Kiarës, këngëtarin Butrint Imeri.

 

Edhe pse Jori shprehet se nuk e ka bërë me qëllim të keq, për Luizin kjo tashmë nuk vlen më.

 

Së fundmi ai i tha modeles me ironi se do i kërkojë Big-it t’i vendosin këngën e Butrintit: “Edhe pak do vendosin këngë dhe do i them Vëllait të Madh ta vendosin për qejf të Jorit atë këngën.

 

Ti kërceje dhe kam dëshirë të të shoh të lumtur. Meqenëse nuk e shoh se do rrish gjatë këtu, ta shijosh”.

Në këto momente Luizi u largua dhe Jori pyet Kiarën nëse i ka thënë ndonjë gjë për këtë. Modelja shton se i vjen keq që ai e ka marrë në këtë mënyrë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...