Ish-shefi i Policisë na habit për AksIdentIn te TEG-u: Ishte një kurth! Makina s’ishte më shpejt se 140/kmh

Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti thotë se automjeti tip “Audi A8”, që u përfshi në një aksident te rrethrrotullimi në afërsi të TEG-ut, me pasojë vdekjen e 3 personave, nuk e ka kalur shpejtësinë 140 km/h.

 

Në Euroneës Albania, Ahmeti u shpreh se mënyra sesi automjeti çau barrierat dhe përfundoi në autostradën Tiranë-Durrës, duke goditur një tjetër automjet, ishte mjaft e rrezikshme.Ahmeti e cilëson këtë aks si “rrugë kurth”, pasi janë shkaktuar shumë aksidente dhe kanë humbur jetën shumë njerëz.

 

“Për mua, nuk e ka kaluar shpejtësinë 140 km/h. Për mua, e rrezikshme ishte që i ka ardhur atij qytetarit tjetër poshtë si meteor, makina. Mjeti e humbi kontrollin.

 

Kalojmë në fazën tjetër, të minimizimit. Çfarë kanë minimizuar këta, se kjo parashikohet. A e kuptoni, krenohen të gjithë për atë rrugë të bukur? Është rrugë kurth, vdesin njerëz.”, theksoi ai.

 

Sipas Ahmetit, 90% e policëve rrugorë nuk dinë as shenjat e qarkullimit. “Përgjegjësia është e madhe e policisë rrugore. Policia rrugore ka pasur dhe do të ketë problematikë.

 

Argumenti kryesor, 90% e policisë rrugore nuk i di shenjat e qarkullimit rrugor. Ta them unë që nuk i dinë. Atëherë, si mund të më ndihmojë mua një polic rrugor? Unë po të flas në përgjithësi”, theksoi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...