Hyrje të reja në ”Big Brother VIP,” cili është emri i fundit që po përflitet si banori i ardhshëm i shtëpisë?

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 70 ditë që nga nisja e “Big Brother VIP”, fakti që ditët e fundit në reality show u futën plot 6 banorë të rinj,

 

por edhe ndjesia që ekziston mes ndjekësve të programit dhe thashethemet që qarkullojnë, tregojnë se jemi ende shumë larg mbylljes së tij. Përflitet se programi do të zgjasë deri në javët e para të majit dhe për pasojë, nuk do ishte cudi që të kishim sërish hyrje të reja në shtëpi.

 

Një emër që po përflitet së fundmi, edhe jo pa shkak, është ai i aktorit Rezart Veleshnja. Arsyeja përse aludohet se ai ai mund të jetë banor i ri i formatit është kjo foto që ka postuar me regjizorin e programit, Eduart Grishaj teksa bashkangjitur shkruan: “Si mendoni a të futem në Big Brother?”

 

Sigurisht ky mund të jetë vetëm një ngacmim ose shaka nga ana e aktorit të humorit, por nga ana tjetër, edhe Vis Pupa kështu e njoftoi hyrjen e tij në program, me një pyetje në rrjetet sociale dhe s’do ishte cudi ta shihnim edhe Rrezin në ‘BBVIP”. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim e të shohim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...