Beci: Nëse nuk ka takat, bashkia të heqë dorë nga pronësia e rrugës se Dukagjinit, t’ia kalojë qeverisë

Sot në Shkodër po mbahet protesta e dytë për rrugën e Dukagjinit nga komuniteti i zonës.Deputeti i Partise Socilaiste Benet Beci ka shprehur edhe një herë mbështetjen për këtë protestë. Beci shkruan se do të firmosë patjetër peticionin drejtuar autoriteteve për ndërtimin e rrugës.

Sot në Shkodër po mbahet protesta e dytë per rrugën e Dukagjinit nga komuniteti i zonës.
Sic e kam deklaruar publikisht edhe në protestën e parë, jam plotësisht dakord me protestën dhe mbështes kërkesën e tyre të drejtë për ndërtimin e rrugës. Do të firmos patjetër edhe peticionin drejtuar autoriteteve për ndërtimin e rrugës. Angazhohem që projektin e hartuar të rrugës ta bëjmë publik në një takim të hapur me të gjithë të interesuarit në momentin më të parë së bashku me inxhinierët dhe agjensitë qeveritare të cilat kanë përgatitur projektin. Hapi tjetër duhet të jetë akordimi i fondeve për fillimin e këtij investimi madhor.”

Beci ka edhe një thirrje për autoritetet vendore të Bashkisë Shkodër:

Njëkohësisht, u bëj thirrje autoriteteve vendore të bashkisë Shkodër si insitucioni përgjegjës për rrugën, të mos fshihen pas shkresave të vagullta e të keqadresuara por të marrin menjëherë masa për mirëmbajtjen e rrugës para sezonit pranveror, në të kundërt t’i kërkojnë Qeverisë heqjen e rrugës nga inventari i saj dhe kalimin në inventarin e ARRSH si rruga Han i Hotit-Tamarë-Vermosh apo rruga Koplik-Bogë-Theth të cilat janë qartësisht të mirëmbajtura gjatë gjithë vitit.
#përDukagjinin”

 

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do...

Horoskopi nga Paolo Fox për muajin Prill 2023 për të 12 shenjat e zodiakut

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox   Një energji e re...

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së...